Javën e kaluar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit arrestoi dy zyrtarë komunal nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik për një projekt dhjetëra mijëra euro për asfaltim të rrugëve.
Sipas burimeve të KosovaNews sot Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në vazhdën e hetimeve ka vënë në pranga e edhe pronarin e një kompanie ndërtimi e cila ishte e kontraktuar për të bërë punimet në asfaltimin e rrugëve nga Komuna e Suharekës.
Enver Shabani Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës dhe Berat Kabashi menaxher i projektit u arrestuan javën e kaluar nga policia dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Prizren u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.


