KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bordi i RTK-së suspendon drejtorin e RTK2, Zheljko Tvrdishiq
Lajme

Bordi i RTK-së suspendon drejtorin e RTK2, Zheljko Tvrdishiq

Kosova News
Kosova News 16:12 -30/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar më 30 shtator 2023, pas një vlerësimi të raportimit që është bërë në RTK lidhur me sulmin terrorist në veri, ku u vra një polic i Kosovës, ka marrë disa masa të rëndësishme për të korrigjuar shkeljet e standardeve profesionale të raportimit.

Në njoftim thuhet se pas një diskutimi të detajuar dhe një analize të situatës rreth kronikës së transmetuar në lajmet e RTK2 (kanali në gjuhën serbe) më datë 28 shtator 2023, pas propozimit nga drejtori i përgjithshëm, Bordi i RTK-së në mënyrë unanime ka vendosur për suspendimin nga detyra për një afat 30 ditor të drejtorit të RTK2, Zheljko Tvrdishiq.

“Kjo masë është marrë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Gjatë kësaj periudhe, menaxhmenti i RTK-së do të kryejë një analizë të hollësishme të situatës dhe të raportimit në përgjithësi, me qëllim që të identifikohen të gjitha shkeljet e mundshme të standardeve profesionale dhe të merren masat e duhura për t’i korrigjuar.

Po ashtu, masa të tjera disiplinore do të ndërmerren ndaj të gjithë individëve përfshirë në shkeljet e raportimit profesional dhe që janë të përcaktuara në ligjet dhe rregulloret me të cilat operon RTK”, thuhet një njoftim.

Kryetari i Bordit të RTK-së më datën 24 shtator përmes një e-maili ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm dhe rrjedhimisht nga të gjitha njësitë që të kenë kujdes të shtuar dhe vigjilencë në raport me situatën si dhe të raportojnë me profesionalizëm.

“Bordi i RTK-së vazhdon të mbështesë lirinë e mediave, profesionalizmin dhe integritetin e raportimit të pavarur, dhe është i vendosur të sigurojë që të gjitha veprimet të përputhen me këto parime dhe me Ligjin për RTK dhe frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 30/09/2023 30/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?