KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut
Lajme

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

Kosova News
Kosova News 22:55 -24/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se edhe pas 13 viteve të dialogut në Bruksel, Kosova vazhdon ta diskutoj çështjen e një pjese prej 17 për qind të territorit të Kosovës të banuar me serbë.

Ai tha se çështja e veriut është diskutuar tash e 13 vite me ndërmjetësim të BE-së dhe mbështetje të SHBA-së, derisa përmendi se në vitin 2011 u vra polici Enver Zymberi në vendosje të rendit dhe ligjshmërisë, kurse sot u zu në pritë rreshteri i Policisë së Kosovës.

“E në këtë rast po flasim për një pjesë të territorit të Kosovës që është e destabilizime vazhdimisht, një pjesë që është 17,3 për qind në tërësinë territoriale të Kosovës ku jeton komuniteti serb dhe që për akomodimin e tyre po bisedohet tash e 13 vite në Bruksel me ndërmjetësim të SHBA-së, BE-së, 5 qeveri, 5 kryeministra janë ndërruar me këtë problem po vazhdojmë edhe më tutje t’i japim mundësi dialogut por pas vitit 2011 kur shteti i Kosovës reagoi, vendosi rend dhe ligj jo në brendësi por në kufi të Kosovës, iu kujtohet mirë djegia e vendkalimeve kufitare dhe doganave dhe rikthimi i ligjshmërive në atë kohë”, tha Haziri.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se dita e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës është ditë e rëndë për Kosovën.

Në emisionin special në Tëvë1, Haziri tha se megjithatë, ajo çka duhet të duartrokitet sot është reagimi i njësive të specializuara të Policisë së Kosovës dhe në proporcion me atë çka ka ndodh.

Sipas Hazirit, zhvillimet ditore kanë bërë me dije se Policia e Kosovës është e përgatitur të reagoj profesionalisht dhe neutralizoj çdo tendencë terrorizmi.

“Ka qenë një dit e rëndë për Kosovën, rënia në detyrë e rreshterit të Policisë së Kosovës, rreshterit të Policisë, të ndjerit Bunjaku tash ujiti me gjakun vet edhe këtë paqe në Kosovë. Ajo çka duhet me apllaudu të gjithë dhe mu bë krenar është reagimi i njësive të specializuara të PK-së që përfshinë gjithë ato resurse të inteligjencës dhe kapaciteteve tjera sepse reagimi në proporcion me atë çka ka ndodhë sot herët në mëngjes dhe zhvillimet ditore kanë bërë me dije që policia e shtetit është e aftë, e përgatitur të reagoj profesionalisht, të neutralizoj dhe parandaloj çdo tendencë terrorizmi dhe akteve që grupet e tilla terroriste me burim nga Serbia dhe nga kryetari vet donë me dëmtu funksionalitetin, kredibilietitin, imazhin e vendit tonë”, tha Haziri.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 24/09/2023 24/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?