KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KASh: Sulm terrorist i pritshëm, bandat janë të orkestruara dhe të armatosura nga Beogradi
Lajme

KASh: Sulm terrorist i pritshëm, bandat janë të orkestruara dhe të armatosura nga Beogradi

Kosova News
Kosova News 21:07 -24/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASh), nëpërmes një komunikate shtypi, dënon me forcën më të madhe sulmin terrorist të banditëve serbë, nga i cili ka mbetur i vrarë një pjesetar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër është i plagosur.KASH shpreh bindjen e thellë se bandat serbe janë të orkestruara dhe armatosura nga Beogradi dhe se ky sulm terrorist ishte i pritshëm.Serbia me këto veprime destabilizuese dhe luftënxitese po e fut rajonin në situata të paparashikuara destabilizuese, pasojat e të cilave mund të jenë tepër të rënda jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por edhe për të gjithë rajonin, si dhe minojnë të gjitha projektet për arritjen e paqes në rajon.Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë fton institucionet e Republikës së Kosovës që në bashkëpunim me KFOR-in dhe faktorin ndërkombetar, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë autorët dhe përgjëgjësit e këtij akti tepër të rëndë terrorist.KASH vlerëson se ruajtja terësise territoriale të Republikës së Kosovës dhe vendosjes se legjitimitetit të shtetit në mbarë territorin e Kosovës, nuk kanë asnjë alternative.Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombetar të ndaloje “përkëdheljet” e tolerimet ndaj politikave ambigue të Vuçiçit, të ndërhyje sa më parë te institucionet e Serbisë dhe t’i detyrojë ato të ndalojnë këto akte luftënxitëse, të paraprira nga veprime të hapura mbështetëse ndaj bandave e krimit të organizuar serb në veriun e Kosovës, që do të hapnin një lufte të re me përmasa të paparashikueshme në rajonin tonë dhe me gjerë.KASH shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e policit që humbi jetën dhe uron shërim të shpejtë për policin e plagosur.Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në këto momente të rënda i qëndron në krah popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me partneret dhe aleatet ndërkombëtarë për të treguar të vërtetën se çfarë po ndodh në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 24/09/2023 24/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?