Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për një ndryshim në transportin publik.
Rama ka bërë të ditur se kanë inkuadruar në Google Maps linjat e autobusëve të “Trafikut Urban”.
Kështu tani në Google Maps mund t’i gjeni oraret dhe ndalesat e fundit të transportit publik në Prishtinë.


