KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama zbaton vendimin e gjykatës, shtyhet bllokimi i rrugëve në kryeqytet
Lajme

Rama zbaton vendimin e gjykatës, shtyhet bllokimi i rrugëve në kryeqytet

Kosova News
Kosova News 18:13 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit për mbylljen e disa rrugëve.

Përmes një kërkese drejtuar drejtorëve të Komunës, Rama ka kërkuar që të ndërmerren të gjitha masat për zbatimin e aktvendimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës lidhur më këtë rasti.

“Të nderuar drejtor, kërkoj nga ana e juaj që të ndërmerrni të gjitha masat dhe veprimet për zbatimin e Aktvendimit KA.nr.357/23 të Gjykatës Komerciale të Kosovës me të cilin ëhstë vendosur që të shtyhet ekzekutimi i Vendimit me nr.14-020/05-171446/23 i datës 18.08.2023 i nxjerrë nga kryetari i Kryeqytetit”, thuhet në kërkesën e Ramës drejtuar drejtorëve komunal.

Madje, Rama ka kërkuar që të njoftohen edhe operatorët ekonomik që të mos kryejn ndonjë punë deri në një vendimmarrje tjetër nga ana e Komunës duke marrë parasyshë edhe konstatimet e Gjykatës.Ndryshe të premten paradite, Qendra për Ndihmë Juridike Falas e Institutit të Kosovës për Drejtësi (QNJ-IKD), në emër të banorëve të rrugës “Rexhep Luci” i ka dërguar kërkesë kryetarit Rama për zbatimin e vendimit të Gjykatës Komerciale për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

“Në këtë drejtim, në emër të banorëve të lagjes “Rexhep Luci”, QNJ-IKD, përmes këtij e-maili parashtron kërkesë për Kryetarin e Komunës së Prishtinës, që të bëjë ekzekutimin e Aktvendimit KA.nr.357/23 të Gjykatës Komerciale të Kosovës, me të cilin është vendosur që “SHTYHET ekzekutimi i Vendimit me NR. 14-020/05-171446/23 i datës 18.08.2023, i publikuar më 21.08.2023, i nxjerrë nga Kryetari i Kryeqytetit të Kosovës, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, thuhej ndër të tjera në kërkesën e QNJ-IKD.

Kujtojmë se Gjykata Komerciale e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Grupit “Koha”, për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të Komunës së Prishtinës, i nxjerrë nga kryetari Përparim Rama më 18 gusht 20223, me të cilin parashihej mbyllja e rrugëve/rrugicave të cilat kalojnë/dërgojnë në parkun e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Bibliotekës Kombëtare nga 1 shtatori, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.

Vendimi të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi’, është marrë më 30 gusht nga gjyqtarja Vlora Pacolli-Rexhepi.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) më 26 gusht ka reaguar, duke vlerësuar se është i paligjshëm vendimi i kryetarit Rama për mbylljen e disa rrugëve në qendër të kryeqytetit, përfshirë rrugën e vetme për t’iu qasur me automjete dy mediave kombëtare.

IKD-ja i ka rekomanduar Komunës së Prishtinës që ta anulojë vendimin e datës 18 gusht dhe para nxjerrjes së vendimit të ri lidhur me këto rrugë, të zhvillojë konsultime publike cilësore si dhe të nxjerrë vendim të arsyetuar, ashtu siç kërkohet me ligj.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 08/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?