Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka paralajmëruar padi ndaj kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi, për shpifje ndaj tij.
Tahiri është shprehur se akuzat e Idrizit rreth “dosjes korruptive” janë të pavërteta dhe ka treguar që e ka paditur Idrizin për shpifje.
“Ose une do të dënohem për korrupsion, ose ju do të dënoheni për shpifje” i është drejtuar Tahiri, kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi, në emisionin PrimeTime në Kanal 10.


