KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Institucionet e BE-së: Serbia t’i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë
Botë

Institucionet e BE-së: Serbia t’i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

KosovaNewss
KosovaNewss 22:08 -09/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisionari Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se mospërshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, rreth sanksioneve ndaj Rusisë, është një “çështje serioze“.Në një debat të organizuar për Serbinë, në Parlamentin Evropian, ai ka bërë thirrje që autoritetet në Serbi të komunikojnë si duhet beneficionet që vijnë nga procesi i integrimeve evropiane, duke përmendur faktin se BE-ja “është dhe do të mbetet partneri, donatori dhe investuesi më i madh i Serbisë“.Ky komisionar tha se në procesin e negociatave të anëtarësimit, Serbia deri tash ka hapur 22 prej 35 kapitujve negociues dhe se, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, një bllok i tërë me kapituj negociues teknikisht është gati për t’u hapur.Ai përshëndeti përparimin e Serbisë në përshtatjen me regjimin e vizave të BE-së.Komisioni ka mirëpritur edhe arritjen e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar të implementohen, pa vonesa dhe pa kushte, të gjitha obligimet, duke përmendur posaçërisht atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.Gjatë debatit, deputetja kroate Zheljana Zovko, ka kërkuar që Serbia të kthejë kahen e mospërshtatjes së saj me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme.Zovko nënvizoi se përshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, ka rënë nga 65, në 45 për qind.

Deputetja nga Partia e të Gjelbërve, Viola Von Cramon, ka pasur kritika për nivelin e demokracisë në Serbi.“Serbia nuk është më demokratike sesa ka qenë. Mungon liria e shprehjes dhe kultura e tolerancës politike. Dialogu duhet të fokusohet në mënyrë që të sigurohet që serbët e Kosovës të mos jenë vegël e askujt. Serbia duhet të mbyllë kapitullin e Kosovës, dhe të ecë drejt BE-së për një Serbi evropiane“, ka thënë ajo.Tonino Picula, deputet socialist nga Kroacia, tha në fjalimin e tij se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e largon Serbinë nga BE-ja, dhe po e afron me Rusinë.Ai përmendi glorifikimin e kriminelëve të luftës në Serbi dhe kërkoi që t’i jepet fund kësaj praktike.Më 10 maj, në Parlamentin Evropian do të votohet rezolutën për Serbinë.Në raport është propozuar një amendament që kërkon shprehjen e keqardhjes për votimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, që, sipas propozueses Viola von Cramon, shkel marrëveshjen e arritur në dialog.Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./REL

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

KosovaNewss 09/05/2023 09/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?