KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
Lajme

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Kosova News
Kosova News 08:47 -08/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Territori i Kosovës gjatë javës do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme me origjinë nga Evropa Qendrore dhe Verilindore, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), pjesa më e madhe e javës do të karakterizohet nga mot i ngrohtë dhe me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive.

Meteorologët paralajmërojnë se nga mesi i javës një front i dobët atmosferik do të depërtojë mbi vend, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe, në disa zona të izoluara, edhe reshje breshëri.

Të hënën dhe të martën moti do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, pa reshje domethënëse. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 29 gradë Celsius.

Të mërkurën pritet shtim i vranësirave gjatë pjesës së dytë të ditës, me mundësi për reshje lokale shiu dhe stuhi të izoluara.

Kushtet e paqëndrueshme do të vazhdojnë edhe të enjten, kur parashikohen rrebeshe afatshkurtra shiu, shkarkesa elektrike dhe rrezik për breshër në disa lokalitete.

Nga e premtja moti do të stabilizohet gradualisht, megjithëse vende-vende mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë si pasojë e depërtimit të ajrit më të freskët.
IHMK-ja bën të ditur se indeksi UV do të mbetet i lartë gjatë pjesës më të madhe të javës, duke rekomanduar shmangien e ekspozimit të gjatë në rrezet direkte të diellit, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.
Ndërkaq, kushtet biometeorologjike vlerësohen si kryesisht të favorshme për shumicën e qytetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar

Pula: Për shqyerje të fletëvotimit parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg

Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje

Kosova News 08/06/2026 08/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
09:41 -08/06/2026
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
09:39 -08/06/2026
Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?