KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Po punojnë në krijimin e njësisë për përkthim e harmonizim
Politikë

Kurti: Po punojnë në krijimin e njësisë për përkthim e harmonizim

Kosova News
Kosova News 12:23 -01/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova nga viti në vit ka përmirësim në respektimin e dy gjuhësisë dhe shumëgjuhësisë, u tha në tryezën me temën “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”, organizuar nga Qendra për Dialog Humanitar.

Albin Kurti derisa u shpreh i lumtur që është kryeministër i një shteti që flet shumë gjuhë, theksoi po punojnë në krijimin e një njësie të përkthimit dhe harmonizimit e cila do të funksionalizohet këtë vit. Ai tha se mësimi i gjuhëve të të tjerëve lehtëson komunikimin dhe i afron njerëzit.

Kurti: Po krijojmë një njësi për përkthim dhe harmonizim

“Po punojmë bashkë për krijimin e një njësie për përkthim dhe harmonizimin brenda zyrës së kryeministrit, do të funksionalizimet brenda vitit e të sigurojmë kësisoj përkthime të ligjeve dhe akteve nënligjore në gjuhët zyrtare të Kosovës…. Si shtet që synon BE-në, mes të tjerash, duhet të synojmë edhe zgjerimin e njohurive të gjuhëve të njërit-tjetrit dhe gjuhës së Evropës. Umberto Eko thotë se gjuha e Evropës është përkthimi, pa mundësinë për përkthime dhe pa këto dëgjuese që i keni një pjesë e juaja ne mbetemi memecë para një prej kërkesave kryesore të botës në shekullin 21 që është komunikimi…..Besoj që për këtë brez që është në banka shkollore mund të krijojmë një shoqëri linguistike shumëgjuhësore me respekt për diversitetin ndëretnik dhe kulturor, ligjet tona për gjuhë garantojnë se të gjithë qytetarët, jo vetëm që të keni mundësi të kryejnë punë administrative në gjuhën e tyre amtare, por mbi të gjitha të ndihen rehat dhe të respektuar në Kosovën tonë të përbashkët”, tha ai.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi tha se Kosova si vend multi-etnik e demokratik duhet të respektojë gjuhën amtare të secilit qytetar. Ajo tha se në nivel lokal nuk po respekton shumë përdorimi i dy gjuhëve zyrtare.

Rexhepi: Si qeveri në mënyrë institucionale japim mbështetje për gjuhët zyrtare

“Gjuha është mjet i kuptimit dhe e drejtë individuale. Çfarëdo mosbesimi dhe pasigurie e kufizon qasjen në çfarëdo lloj informate apo shërbimi publik…Ne si qeveri paraqesim teorinë e përfshirjes së barabartë të të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare, mbështesim dhe respektojmë dhe në mënyrë institucionale japim mbështetje për gjuhët zyrtare në Kosovës, shfrytëzimit të të njëjta punojmë me mekanizmat në mënyrë që komunat tona në nivel lokal të zbatojmë dy gjuhësinë, kemi pasur së fundmi me kryeministrin takim me kryetarët e komunave dhe pothuajse asnjë komunë në Kosovë nuk i përdor të dy gjuhët”, u shpreh ajo.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se dikasteri që ai udhëheq është e fokusuar dhe ka prioritet shumëgjuhësinë.

Krasniqi: MAPL ka prioritizuar përdorimin e gjuhëve

“MAPL ka prioritizuar përdorimin e gjuhëve si një prej kushteve që duhet përmbushur komunat për t’i kontribuar zbatimit të programit kombëtar për MSA-në, në mënyrë që kjo çështje të zbatohet shumë seriozisht në nivel lokal. Ligji për gjuhët garantohet që në së paku 5% të komuniteteve jo shumicë gjuha e tyre të ketë statusin zyrtar në këtë komunë… Nga viti në vit ka përmirësim në respektimin e dy gjuhësisë apo edhe më shumëgjuhësisë, ka edhe më shumë vullnet edhe nga ana e nivelit lokal, por edhe nga niveli qendror mbetet të bëhet më shumë në mbështetje të nivelit lokal”, theksoi Krasniqi.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: Albin Kurti
Kosova News 01/07/2022 01/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?