Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili ditë më parë tha se është kundër bashkëpunimit me kryeministrin Albin Kurti.
Kërçeli ka ngritur pyetjen se nga kush po kërkon tash votat Shala, në kohën kur synon të marrë mbështetje për postin e nënkryetarit të Kuvendit.
“Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për t’u bërë nënkryetar. Prej kujt po kërkon votë tash?!”, ka shkruar Kërçeli.
Ai ka ironizuar më tej me pozicionin e Shalës, duke ngritur pikëpyetje mbi mbështetjen që mund të marrë nga deputetët e LVV-së.

