Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pas propozimit të Slavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit, ka shkruar se propozimi i Listës Serbe është skandaloz dhe i papranueshëm.
Në një postim në Facebook ka shkruar se “nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb”.
“Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, ka shkruar ajo.
Këtë postim ajo e ka bërë pasi Igor Simiq e propozoi Slavko Simiqin duke deklaruar se propozimi vjen në emër të popullit serb.
“Në emër të popullit serb dhe me nënshkrimet e 9-10 deputetet që e bëjnë shumicën e deputetëve serbëve e propozojmë Slavko Simiqin për nënkryetar”, ka thënë Igor Simiq .

