KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tërheqja e investimeve dhe rritja e tregtisë, temë diskutimi në mes të Kurtit dhe Della Vedova
Ekonomi

Tërheqja e investimeve dhe rritja e tregtisë, temë diskutimi në mes të Kurtit dhe Della Vedova

Kosova News
Kosova News 14:53 -29/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Nënsekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova, transmeton KosovaNews.

Duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Italisë për vendin tonë. Duke vlerësuar Italinë si partner dhe aleat edhe në BE dhe NATO, kryeministri vlerësoi kontributin dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, dhënë nëpërmjet Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ai theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve dhe gatishmërinë për tërheqje të investimeve në Kosovë.

Nënsekretari italian i Shtetit, falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen. Duke biseduar për indikatorët pozitiv ekonomik, të dy u pajtuan se demokracia është mënyra më e mirë për të arritur rritje ekonomike.

Della Vedova përgëzoi Kryeministrin për pozicionimin e qartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Në takim u theksua domosdoshmëria e parandalimit të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Aksion te liqeni i Ujmanit, pritet rrënimi i 11 vilave pa leje

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

TAGGED: Albin Kurti, Benedetto Della Vedova, Kosova, Rritja e tregtisë, tërheqja e investimeve
Kosova News 29/06/2022 29/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?