KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vela demanton Avdullah Hotin: Bekim Sejdiu nuk ishte këshilltar politik i presidentes, ishte ekspert i jashtëm!
Politikë

Vela demanton Avdullah Hotin: Bekim Sejdiu nuk ishte këshilltar politik i presidentes, ishte ekspert i jashtëm!

Kosova News
Kosova News 09:24 -08/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-shefi i stafit të Presidentes, Blerim Vela ka demantuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se Bekim Sejdiu ishte këshilltar politik.

“Prandaj, deklarata e ish-kryeministrit Avdullah Hoti se prof. Sejdiu ka ushtruar detyrën e këshilltarit politik të Presidentes është e pasaktë dhe një insinuatë që nuk i shërben seriozitetit minimal të debatit publik”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:
SQARIM PUBLIK nga Blerim Vela
Si ish-Shef i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, gjatë viteve 2021-2023, kam qenë drejtpërdrejt i përfshirë në procesin e angazhimit të prof. Bekim Sejdiut në Zyrën e Presidentes.
Prandaj, deklarata e ish-kryeministrit Avdullah Hoti se prof. Sejdiu ka ushtruar detyrën e këshilltarit politik të Presidentes është e pasaktë dhe një insinuatë që nuk i shërben seriozitetit minimal të debatit publik.
Prof. Sejdiu ishte angazhuar si ekspert i jashtëm përmes programit të mbështetjes së Qeverisë së Norvegjisë për institucionin e Presidencës, të zbatuar nga BPRG. Ky angazhim nuk përbën emërim në funksion politik si këshilltar i Presidentes dhe as marrëdhënie pune me Presidencën.

Ky është model i njohur i asistencës ndërkombëtare, pjesë e programit të njejtë që mundësoi angazhimin e ekspertëve të jashtëm në dialog nga Qeveria e Kosovës, përfshirë Veton Surroin, Blerim Shalën dhe shumë ekspertë të tjerë, me mbështetje norvegjeze përmes BPRG.

Gjatë kohës sime në Presidencë, përmes të njëjtit mekanizëm, përveç prof. Sejdiut u angazhuan edhe tre ekspertë të tjerë të jashtëm. Asnjëri nuk ishte këshilltar politik i emëruar. Kontributi i prof. Sejdiut lidhej kryekëput me ekspertizë për çështje të interesit shtetëror.

Vlen të theksohet se prof. Sejdiu ka punuar në çështjen e modaliteteve të raporteve me Vatikanin, në komunikimin me SHBA dhe në angazhimet që lidhen me raportet me Turqinë, përfshirë çështjen e dronëve. Angazhimi i tij kishte ardhur edhe me sugjerim të partnerëve ndërkombëtarë.

E sfidoj z. Hoti të publikojë vendimin e emërimit të prof. Sejdiut si këshilltar politik. Ai s’ekziston. Kjo vërtetohet edhe nga deklarimi i pasurisë: prof. Sejdiu nuk i është nënshtruar këtij obligimi, sepse s’ka qenë këshilltar politik. Debati publik kërkon fakte e përgjegjësi

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Beogradi zyrtar e shndërroi varrimin e Mlladiqit në manifestim shtetëror të glorifikimit të gjenocidit

Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Fushë-Kosovës, pjesë e rastit edhe Krimet Ekonomike

Kryetari i Kamenicës zbulon “amanetin” që ia kishte lënë ish-kryetari: Bashkëpuno me Bojanin, përkrahësin e Mladicit!

Kamberi: “Bota serbe” po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë botës

Guxo zgjedh Faton Pecin për kryetar të partisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?