Dy zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës janë arrestuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.
Lajmin për arrestimin e dy zyrtarëve e ka konfirmuar Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër.
Sipas konfirmimit, dy zyrtarët janë ndaluar nga organet e rendit, ndërsa aktualisht nuk dihen arsyet dhe rrethanat e sakta që kanë çuar deri te arrestimi i tyre.
Me rastin janë duke u marrë Krimet Ekonomike, të cilat po zhvillojnë procedurat hetimore lidhur me dyshimet që kanë ngritur autoritetet.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth veprës për të cilën dy zyrtarët dyshohet se janë arrestuar.

