KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti i DASH: Serbëve të Kosovës u është bërë presion të mos mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe
Lajme

Raporti i DASH: Serbëve të Kosovës u është bërë presion të mos mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe

Kosova News
Kosova News 20:24 -21/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ligji u jep qytetarëve mundësinë për të zgjedhur qeverinë e tyre në zgjedhje periodike të lira dhe të ndershme të mbajtura me votim të fshehtë bazuar në të drejtën e votës universale dhe të barabartë.Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) për lirinë për të marrë pjesë në procesin politik, thuhet se Qeveria serbe vazhdoi të operojë me struktura të paligjshme paralele qeveritare në zonat me shumicë serbe të Kosovës dhe në zonat e banuara kryesisht nga komuniteti goran i Kosovës.Sipas DASH-it, Qeveria serbe shpesh i përdorte këto struktura për të ndikuar në komunitetin serb dhe goran të Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politik.“Në të njëjtën kohë, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe të pavarur, si dhe përfaqësuesit e grupeve të pakicave etnike raportuan shqetësime për mungesën e konkurrencës në zonat serbe të Kosovës dhe vunë në dukje presion dhe frikësim brenda komuniteteve pakicë etnike për të mbështetur partitë e rreshtuara me Listën Serbe, një parti e lidhur ngushtë me qeveria serbe”- thuhet në raport.DASH-i thotë se politikanët e Listës Serbe shtynë për krijimin e partive të reja politike rome dhe boshnjake dhe inkurajuan serbët e Kosovës që të votojnë për këto parti të reja në një përpjekje për të rritur ndikimin e tyre në Kuvend.“Disa serbë të Kosovës raportuan gjithashtu se u është bërë presion që të mos mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe. Sipas vëzhguesve të Institutit Kombëtar Demokratik, politikanët e Listës Serbe shtynë për krijimin e partive të reja politike rome dhe boshnjake dhe inkurajuan serbët e Kosovës që të votojnë për këto parti të reja në një përpjekje për të rritur ndikimin e tyre në Kuvend duke fituar vende të rezervuara për grupet minoritare”- theksohet në raport.

Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes së grave në votime, DASH bën të ditur se ishte shumë më e ulët se e burrave, teksa shton se Institucioni i Ombudspersonit raportoi se partitë politike nuk kishin përfaqësim të barabartë gjinor në listat e votimit.“Në Kuvend, 38 nga 120 anëtarë ishin gra. Ligji për Zgjedhjet kërkon që 30 për qind e vendeve në Kuvend të rezervohen për gratë, ndërsa Ligji për Barazinë Gjinore mandaton që gratë të zënë 50 për qind të të gjitha pozitave në institucionet qeveritare. Institucioni i Ombudspersonit raportoi se partitë politike nuk kishin përfaqësim të barabartë gjinor në listat e votimit, në kundërshtim me kërkesat e Ligjit për Barazi Gjinore”- thotë DASH.Ndërkaq për përfaqësimin e pakicave etnike në Kuvend, DASH bën të ditur se ishte më se proporcional me pjesën e tyre në popullatë.DASH për çdo vit publikon raportin për të drejtat e njeriut.Ky raport mbulon të drejtat e njohura ndërkombëtarisht, të drejtat individuale, civile, politike dhe të punëtorëve, siç parashikohen në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare.Departamenti amerikan i Shtetit paraqet raporte për të gjitha vendet që marrin ndihmë dhe të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara në Kongresin e SHBA në përputhje me Aktin e Ndihmës së Jashtme të vitit 1961 dhe Aktin e Tregtisë të vitit 1974.

Gjithashtu lexoni:

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Kosova News 21/03/2023 21/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?