Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka shpërndarë një postim të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se ai është i pari që vetofrohet si partner.
“Haradinaj vetëofrohet si partneri i parë i Zajednicës”,shkroi Zyba.
Haradinaj ka dhënë sot mendimin e tij në lidhje me çështje e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e që aktualisht është tema kyçe në vend.
Haradinaj, ndër të tjera, tha se të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin të asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si mbulesë për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe.
Ai shprehet se marrëveshja e madhe mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA-në dhe BE-në.


