KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zurichu i dhuron Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Lajme

Zurichu i dhuron Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Kosova News
Kosova News 21:29 -29/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot Kuvendi i Zurich në Zvicër me shumicë e ka votuar kërkesën e pesë asamblistëve që t’i dhurojë Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, kontejnerë për mbledhjen e mbeturinave.

Kërkesa ekzekutivit të këtij qyteti  i ishte bërë në mars të vitit të kaluar nga asamblistët: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP) dhe Dafi Muharemi (SP), tre prej të cilëve janë me origjinë shqiptare.

Kërkesa për dhurimin e kamionëve për kompaninë “Pastrimi”, u votua nga 101 asamblistë.

Në një postulat drejtuar ekzekutivit të qytetit të Zurihut, pesë asamblistë, tre prej tyre me rrënjë shqiptare, ata kishin kërkuar shqyrtimin e mundësisë që automjetet (kamionët) për grumbullimin e mbeturinave ose automjetet e tjera komunale që nuk janë më të nevojshme t’i dorëzohen qytetit të Prishtinës, pa pagesë ose me kosto të ulët.

Asamblistët: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamüprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP) dhe Dafi Muharemi (SP) në tekstin e postulatit të tyre kanë shkruar se qyteti i Cyrihut po rinovon parkun e tij të automjeteve për grumbullimin e mbeturinave duke kaluar në automjete pa emetim gazrash.

“Ashtu si kompozicionet e vjetra të tramvajit, disa prej të cilave po dërgohen në Ukrainë, kërkohet që automjetet e mbeturinave që nuk janë më të nevojshme duhet t’i dorëzohen Prishtinës, përcjell albinfo.ch. Prishtina është një qytet në zhvillim në Kosovë që ka një lidhje të fortë me qytetin e Cyrihut. Diaspora e Kosovës ka një vend të përhershëm në qytetin e Cyrihut, ku vlerësohet se një në 30 banorë të qytetit (rreth 3%) janë me prejardhje nga Kosova.”, thuhet në kërkesë.

“Për një qytet si Prishtina që ndodhet në frymën e ndryshimeve dhe zhvillimit, edhe infrastruktura duhet të jetë në gjendje ta mbështesë këtë frymë. Kështu është edhe në Prishtinë, ku administrata e qytetit ka përmendur disa herë në mënyrë eksplicite se zhvillimi dhe zgjerimi i sistemit të grumbullimit të mbeturinave është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të infrastrukturës së saj. Qyteti i Cyrihut mund të japë një kontribut të thjeshtë, të synuar dhe me kosto efektive në forcimin e infrastrukturës dhe çështjeve komunale të Kosovës si dhe ndërtimin dhe mbajtjen e një partneriteti konkret”,  thuhet në fund të tekstit të postulatit. të nënshkruar nga asamblistët në fjalë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Kosova News 29/01/2025 29/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?