KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet në Francë – Macron i trembet humbjes së shumicës parlamentare
Botë

Zgjedhjet në Francë – Macron i trembet humbjes së shumicës parlamentare

Kosova News
Kosova News 10:04 -19/06/2022
Shpërndaje
French President Emmanuel Macron and centrist candidate for reelection listens to a guest during a meeting in Pau, southwestern France, Friday, March 18, 2022. The two-round presidential election will take place on April 10 and 24, 2022. (AP Photo/Bob Edme)
Shpërndaje

Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise për programin e tij qeveritar.

Sot zhvillohet raundi i balotazhit për zgjedhjet parlamentare në Francë. Presidenti francez, Emmanuel Macron i trembet humbjes së shumicës absolute në Asamblenë franceze. Një “shumicë e qartë”, për të cilën ai u kishte bërë thirrje në të dyja raundet zgjedhore është e rrezikuar, sipas sondazheve të fundit. Partia e presidentit Macron “Ensemble” mund të marrë 225 deri në 305 vende, bashkë me aleatët e saj

Aleanca e majtë dhe të gjelbrit konkurrentë të fortë

Të dielën votohet për 572 vende në Asamblenë Kombëtare. Në raundin e parë të dielën e kaluar 5 kandidatë i fituan vendet në parlament. Shumicës parlamentare aktualisht i qëndron përballë si rivale e fortë aleanca e majtë ish-kandidatit për president, Jean-Luc Mélenchon që përfshin socialistët dhe Të gjelbrit. Sipas sondazheve, aleanca e majtë arrin 140 deri në 180 vende. Në raundin e parë të dyja kampet kryesore politike kishin gati një numër të njëjtë votash.

Populistët e Rassemblement National të Marine Le Pen për herë të parë që nga viti 1986 mund të krijojnë një grup parlamentar. Për këtë nevojiten 15 deputetë. Një hap i tillë do të thotë edhe më shumë mbështetje financiare dhe më shumë kohë fjalimesh në parlament. Asambleja e re parlamentare zhvillon takimin e parë të martën, bashkë me senatin dhe dy dhomat e parlamentit.

Kryeministrja franceze do ta paraqesë programin e qeverisë më 5 korrik- Në program qëndron një ligj i ri për shëndetësinë, që mundëson kufizimet e Coronës edhe pas shfuqizimit të gjendjes së emergjencës kombëtare në fund të korrikut. Që para pushimeve të verës pritet të hyjë në fuqi një ligj për fuqinë blerëse, që parashikon ndihma të reja për francezët në nevojë për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve./DW/

Gjithashtu lexoni:

Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme

BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane

Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

NATO mblidhet në Bruksel, Rutte: Të përgatitemi për luftë

TAGGED: Francë, Macron
Kosova News 19/06/2022 19/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
11:44 -07/06/2025
Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit
11:27 -07/06/2025
Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit
11:04 -07/06/2025
Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin
10:49 -07/06/2025
Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare
10:30 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?