KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
Botë

Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme

Kosova News
Kosova News 11:44 -07/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Fiona Hill është njëra nga ekspertet më të njohura në botë mbi Rusinë. Ajo ka qenë këshilltare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump. Për dallim nga shumë ekspertë, ajo qëmoti ka paralajmëruar mbi rrezikun që i kanoset Evropës nga Rusia e Vladimir Putinit. Hill është britanike, por ka edhe shtetësi amerikane. Për gazetën “The Guardian” ajo ka folur mbi sfidat aktuale të sigurisë.

Fiona Hill ka qenë këshilltarja kryesore për Rusinë në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit. Tani ajo ka bashkëpunuar me qeverinë britanike në hartimin e strategjisë së saj mbrojtëse. Në një intervistë dhënë gazetës “The Guardian”, Hill i bëri thirrje Britanisë së Madhe t’i përgjigjet kërcënimeve duke qëndruar më e bashkuar. Ajo tha se Rusia është në luftë me Britaninë e Madhe, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë më aleate të besueshme.

“Jemi në telashe të mëdha”, nënvizoi Hill, duke e përshkruar pozitën gjeopolitike të Britanisë si të kapur “mes shkëmbit” që është Rusia e Vladimir Putinit dhe “vendit të ngushtë” që është SHBA-ja gjithnjë e më e paparashikueshme e Donald Trumpit.

Hill, 59 vjeçe, është njëra nga tre ekspertët e emëruar nga Partia Laburiste, krahas Lordit Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, dhe gjeneralit të pensionuar Sir Richard Barrons. Ajo i tha gazetës “Guardian” se ishte e gatshme të merrte këtë detyrë, sepse bëhet fjalë për një “pikë kthese shumë të rëndësishme në politikën botërore”. 

“Rusia është forcuar si kundërshtare në një mënyrë që ndoshta nuk e kishim parashikuar plotësisht”, deklaroi Hill. Sipas saj, Putini e sheh luftën në Ukrainë si një pikënisje për ta bërë Moskën “një fuqi ushtarake dominuese në të gjithë Evropën”

Në kuadër të kësaj përpjekjeje afatgjatë, Rusia po e kërcënon Mbretërinë e Bashkuar “në forma të ndryshme”, tha Hill dhe përmendi “helmime, atentate, akte sabotazhi, të gjitha format e sulmeve kibernetike dhe të ndërhyrjes”. 

“Po shohim se po vendosin sensorë rreth tubacioneve kritike dhe po përpiqen të shkatërrojnë kabllo nënujore”. 

Nga e gjithë kjo Hill arrin në përfundimin se “Rusia është në luftë me ne”. Ekspertja e politikës së jashtme, e cila i ka vëzhguar dhe analizuar zhvillimet në Rusi prej vitesh, tha se kishte paralajmëruar mbi rrezikun që më 2015 kur në një libër me një bashkautor analizoi veprimet e presidentit rus pas pushtimit dhe aneksimit të Krimesë.

“Ne thamë se Putini i kishte shpallur luftë Perëndimit” por, sipas saj, ekspertët e tjerë nuk ishin dakord.

Ngjarjet që pasuan, sipas Fiona Hill, treguan se “ai me të vërtetë e kishte bërë këtë, dhe ne nuk ia vumë veshin”. 

Putini beson se Ukraina tashmë i ka shkëputur lidhjet me SHBA-në, tha Hill, sepse “Trump dëshiron të ketë një marrëdhënie të veçantë me Putinin, për të arritur marrëveshje për kontrollin e armëve dhe gjithashtu për të bërë biznese që ndoshta do ta pasurojnë më tej rrethin e tij, megjithëse Putinit nuk i duhet më pasurim”.

Në fushën e mbrojtjes, Mbretëria e Bashkuar nuk mund të mbështetet më në ombrellën ushtarake të SHBA-së si në Luftën e Ftohtë apo në vitet pasuese – të paktën “jo në mënyrën siç jemi mësuar”. 

Në raportin e publikuar këtë javë për mbrojtjen thuhet se “supozimet afatgjata të Britanisë për rendin dhe strukturat e fuqisë globale nuk janë më të sigurta”. Raporti i është prezantuar kryeministrit Keir Starmer, ministres së Financave Rachel Reeves dhe ministrit të Mbrojtjes John Healey.

Hill nuk pranoi të thotë nëse i ka dhënë këshilla qeverisë britanike për menaxhimin e marrëdhënies me Donald Trumpin, por shtoi: “Këshilla që do të jepja është ajo që do të jepja në mënyrë publike”.  Ajo vetëm shtoi se Shtëpia e Bardhë nën Trumpin “nuk është qeveri, por një oborr mbretëror”, ku një president i orientuar nga transaksionet udhëhiqet nga “dëshirat dhe interesat e tij personale, dhe zakonisht dëgjon personin e fundit që e ka takuar”.

Hill argumentoi se Britania ka nevojë për më shumë unitet të brendshëm për të mbrojtur veten në një kohë pasigurie të thellë. 

“Nuk mund të mbështetemi më te askush”, tha ajo. Britania ka nevojë për një “mendësi ndryshe” që mbështetet si në mbrojtjen tradicionale, ashtu edhe në qëndrueshmërinë sociale. Hill shtoi se deindustrializimi dhe pabarazia në rritje në Rusi dhe SHBA kanë ndikuar në rritjen e populizmit nacionalist në të dy vendet.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 07/06/2025 07/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?