KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin
Botë

Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin

Kosova News
Kosova News 12:42 -06/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia ka lëshuar një sulm masiv me raketa balistike dhe dronë në drejtim të kryeqytetit ukrainas të Kievit brenda natës, duke lënë të vrarë katër persona, pas zotimit të presidentit rus, Vladimir Putin për t’iu kundërpërgjigjur operacionit “Rrjeta e Merimangës”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten se Rusia ka lëshuar rreth 400 dronë dhe 40 raketa balistike, teksa iu bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të rrisin presionin mbi Kremlinin që t’i jap fund luftës.

“Nëse ndokush nuk ushtron presion dhe i jep luftës më shumë kohë që të marrë jetë, ata janë bashkëpunëtorë dhe ndajnë përgjegjësi. Duhet të veprojmë me vendosmëri”, ka shkruar Zelensky në rrjete sociale.

Raketat dhe dronët goditën rëndë kryeqytetin ukrainas, duke shkaktuar zjarre të mëdha në ndërtesa banimi dhe duke detyruar mbylljen e metrosë pasi një tren u godit.

Kjo ishte pjesë e një sulmi mbarëkombëtar, gjatë të cilit u lëshua një kombinim i raketave balistike, raketave lundruese, raketave Kalibr dhe dhjetëra dronëve.

Pavarësisht përpjekjeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, autoritetet në Kiev raportuan se tre punonjës emergjence ishin vrarë dhe rreth 20 persona ishin lënduar, prej të cilëve 16 janë shtruar në spital. 

“Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ende nëpër disa lokacione”, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, përmes një shkrimi në rrjetin social Telegram.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme, tre viktimat ishin zjarrfikës të shërbimit shtetëror të emergjencave, të cilët humbën jetën ndërsa po reagonin ndaj sulmit. 

“Ata po punonin nën zjarr për të ndihmuar njerëzit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Funksionimi i shërbimit të metrosë së qytetit u ndërpre pasi një sulm rus dëmtoi një tren që ishte në lëvizje midis stacioneve, sipas administratës ushtarake të qytetit. Sulmi ajror shkaktoi gjithashtu zjarre në ndërtesa banimi në pjesë të ndryshme të Kievit.

Një bllok banimi në distriktin Solomianskyi pësoi dëme të rënda në katet e sipërme, ku u shkatërruan dritaret, kornizat e ballkoneve dhe pjesë të murit të jashtëm

Më shumë se 2,000 familje në pjesët lindore të Kievit mbetën pa energji elektrike në mëngjesin e së premtes.

Sulmi u bë pasi Rusia kishte premtuar hakmarrje ndaj Ukrainës pas një sulmi të guximshëm me dronë të disa dite më parë, ndaj katër bazave ajrore ruse që po mbanin bombardues strategjik, i njohur si “Operacioni Rrjeta e Merimangës”.

Putini e kishte informuar presidentin amerikan, Donald Trump, në kuadër të telefonatës mes dy liderëve të mërkurën, se Rusia do të përgjigjej ndaj operacionit që Ukraina pretendon se ka dëmtuar ose shkatërruar 41 avionë ushtarakë. 

“Ata shkuan thellë në territorin e Rusisë dhe [Putini] më tha se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të sulmojmë për shkak të kësaj, dhe ndoshta nuk do të jetë e bukur”, ishte shprehur Trump para gazetarëve.

Nga ana tjetër, Trumpi ka thënë se ndoshta është më mirë që Ukraina dhe Rusia të “luftojnë edhe pak” përpara se të kërkohet paqja e menjëhershme, e madje u tregua skeptik mbi suksesin që mund të prodhojë procesi negociator

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 06/06/2025 06/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?