KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zbulohet metoda e re – Shkencëtarët arrijnë të shkatërrojnë 99% të qelizave të kancerit me teknikën e vibrimit
Shëndetësi

Zbulohet metoda e re – Shkencëtarët arrijnë të shkatërrojnë 99% të qelizave të kancerit me teknikën e vibrimit

Kosova News
Kosova News 10:45 -27/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë të re për shkatërrimin e qelizave të kancerit, raporton “ScienceAlert”.

Këtë e kanë bërë duke e stimuluar vibrimin e molekulave të quajtura aminocianine përmes rrezeve infra të kuqe. Kjo bënte që këto molekula të vibrojnë deri në atë pikë sa të shkëpusin qelizat e kancerit nga vendi që ndodheshin.

Molekulat aminocianine janë përdorur edhe më herët për prova të ndryshme që janë bërë nëpër laboratorë për të mundur kancer. Këto molekula qëndrojnë stabile në ujë dhe janë shumë të mira për t’u ngjitur në muret e jashtme të qelizave të ndryshme.

Studimin e kanë bërë ekipet i studiuesve në universitetet “Rice”, “Texas A&M” dhe Universiteti i Texasit në SHBA. Sipas studiuesve, metoda e re është me e sofistikuar për të mbytur molekulat kancerogjene sesa një lloj makinerie që ishte zhvilluar më parë – ajo e motorëve “Feringa” e cila gjithashtu shpërbënte strukturën e qelizave problematike.

“Është një brez krejt i ri makinerish molekulare. Ato janë më shumë se një milion herë më të shpejta në lëvizjen e tyre mekanike sesa motorët e mëparshëm të tipit ‘Feringa’ dhe mund të aktivizohen me dritë pothuajse infra të kuqe dhe jo me dritë të dukshme”, ka thënë kimisti James Tour nga universiteti “Rice”.

Përdorimi i dritës infra të kuqe është më rëndësi sepse kjo lloj drite i jep mundësi shkencëtarëve të futen thellë në trup. Kanceri në eshtra e në organe, potencialisht mund të trajtohet duke mos pasur nevojë për operacione për të parë se si po zhvillohet kanceri.

Kur u testua metoda e re, arriti të shkatërrojë 99% të qelizave të këqija. Kjo metodë u testua gjithashtu edhe në minj që kishin tumor melanoma dhe gjysma e tyre u shëruan nga kanceri.

“Kjo është hera e parë që përmes kësaj metode elektronet që ndodhen brenda molekulave aminocianine e që quhen plasmone, janë përdorur për të bërë lëvizjet vibruese që si rezultat shkëpusin në tërësi membranat kancerogjene nga vendi ku qëndrojnë”, ka thënë kimisti Ciceron Ayala-orozo nga Universiteti “Rice”.

Gjithashtu lexoni:

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Kosova News 27/12/2023 27/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu: I kemi vrarë shefin e inteligjencës iraniane e zëvendësin e tij
22:53 -15/06/2025
Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes
22:35 -15/06/2025
ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?