KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit
Shëndetësi

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News
Kosova News 17:28 -14/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK gjatë muajve të parë të vitit 2025 janë kryer 176 ndërhyrje në gjoks, prej të cilave 125 dolën me diagnozë të kancerit të gjirit.

Këto të dhëna i bëri të ditura drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci duke vënë në pah edhe suksesin e zbatimit të një metode të re që ka shmangur heqjen e gjirit për një numër pacientesh.

“Gjatë muajve të këtij viti 2025 ne kemi pasur ndërhyrje në gji në 176 raste. Prej tyre kanë rezultuar 125 me kancer të gjirit. E veçanta e këtij viti është se kemi pasur disa pacientë që është bërë kursimi i tij, do të thotë heqjes komplet të gjirit. Kjo për arsye se ne kemi filluar me metodën Sentinel, që ka rezultuar diku me 22 raste që në të kaluarën i është dashur t’u bëhet heqja komplet e gjirit, në këtë vit për shkak të këtij intervenimi dhe për shkak të kësaj metode ne kemi kursyer në 22 raste të kancerit të gjirit”, tha Kolgeci.

Ai sqaroi se trendi i kancerit të gjirit ka pasur luhatje nga muaji në muaj, por vërehet një rritje krahasuar me vitet e kaluara.

“Rritja tash ndryshon nga muaji në muaj. Kur të bëhet mbledhja komplet e vitit, atëherë mund të japim një shifër të saktë, por përndryshe shifrat që janë 5- 6 raste plus- minus nuk i marrim si një rritje të kancerit të gjirit. Por, shikuar të kaluarën dhe vitet që i kemi përcjellë, atëherë ka qenë një trend i rritjes së kancerit të gjirit. Edhe kjo, për shembull, nga viti i kaluar në vitin tjetër, ka qenë rreth 11 raste më shumë sesa viteve të kaluara. Do të thotë në vitet 2023-2024. Muaji i kancerit të gjirit është muaji, kur është numri i pacientëve shumë i madh dhe zbulimi i kancerit është po ashtu shumë më i madh dhe atëherë ajo mund të ndryshojë komplet situatën që e kemi”, tha ai.

Sipas Kolgecit, faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit janë të ndryshëm, ku përveç predispozitës gjenetike, ndikim të madh kanë mënyra e jetesës dhe ushqimi.


Ai bëri thirrje për vetëdijesim të grave për kontrolle të rregullta dhe diagnozë sa më të hershme, që në shumë raste mund të shpëtojë jetën dhe të shmangë ndërhyrjet radikale.

“Faktorët që shkaktojnë kancerin e gjirit gjithmonë janë: më i rëndësishme është faktori gjenetik. Kohët e fundit është mënyra e ushqimit, mënyra e jetesës që ndikojnë në karcinomën e gjirit. Për shembull: ushqimi me mish, ushqimet e produkteve të qumështit. Studimet që janë bërë kanë rezultuar se edhe produktet e qumështit te disa pacientë ndikojnë në karcinomën e gjirit. Përndryshe, edhe lëvizja në hormone, trajtimi i hormoneve të disa pacienteve për shtatzëni ose kundër shtatzënisë, janë faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e incidencës me karcinom të gjirit”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 14/06/2025 14/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?