KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zbatimi i planit të propozimit evropian, Kurti: Shpresoj të nënshkruhet më 18 mars
Politikë

Zbatimi i planit të propozimit evropian, Kurti: Shpresoj të nënshkruhet më 18 mars

Kosova News
Kosova News 21:21 -10/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shpreson që më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë planin e zbatimit për Propozimin evropian për normalizim të raporteve mes dy vendeve.

Kurti ka thënë se e njëjta është dashur të nënshkruhej më 27 shkurt, por që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk kishte dashur.

Kreu i ekzekutivit tutje ka deklaruar se Kosova duhet t’i normalizojë raportet me Serbinë.

“Marrëveshjen është dashur ta nënshkruajmë më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi. Për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga 27 vendet e BE-së, është bazë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë më në fund më 18 mars”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se më 18 mars do të shkojë në Maqedoninë e Veriut me mirëbesimin për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Kosova është një vend normal, por nuk ka marrëdhënie normale me Serbinë. Në këto dy vjetët e fundit kemi pasur një progres të paprecedentë ekonomik dhe demokratik në vendin tonë, gjë që na vendos në drejtim të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe rritjes në krye të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, unë e pranoj se ne duhet të normalizojmë marrëdhëniet dhe për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht në 18 mars”, ka shtuar Kurti.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Diskutimet janë duke vazhduar për planin e zbatimit, për çka Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër.

Ai ka thënë po ashtu se ka shenja pozitive që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“Shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Evropës janë pozitive sa i përket aplikimit të Kosovës dhe shpresoj se tani do të shpejtojmë procedurat që të kemi votimin përfundimtar atje, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Për ne është shumë e rëndësishme sepse do të ishte më e dobishme për vetë qytetarët”, ka thënë ai në një intervistë për Euronews.

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok

Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Kosova News 10/03/2023 10/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?