KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Xharra: Më pak se 30% e mediave kanë dhënë përgjigje se kush janë pronarë e kush i financon ato
Lajme

Xharra: Më pak se 30% e mediave kanë dhënë përgjigje se kush janë pronarë e kush i financon ato

Kosova News
Kosova News 23:22 -13/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN në bashkëpunim me “Global Media Registery” ka publikuar sot faqen e internetit të Monitorimit më të madh të Pronësisë së Mediave në Kosovë.

Jeta Xharra, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN në fjalën hyrëse tha se ky raport po hartohet për herë të parë në Kosovë.

“Ky raport po hartohet për herë të parë në Kosovë, do të thotë raporti që sot po e lansojmë është pjesë e një organizate që qe disa vite e bën data bazën e pronësisë së mediave në gjithë botën, kjo organizatë e ka emrin “Regjistri Global i Mediave” është i regjistruar në Gjermani, përfaqësuesin e kemi sot këtu”- deklaroi Xharra.

“Ideja është që krejt kjo me u bë me qëllim që opinioni publik me pasë idenë se prej kujt po informohet, me pasë të drejtën që ne si media çdo ditë kërkojmë qasje në dokumente publike nga katër shtylla tjera, me çfarë ftyre kemi me i kërku kur vet na si kemi transparentë pronësinë se kush është pronarë dhe kush është prapa secilës media”- theksoi ajo.

Xharra shpjegoi se databaza e faqes së internetit të MOM-it, ofron të dhëna se kush janë pronarë dhe si e kanë regjistruar pronësinë mediat.“Databaza ofron të dhëna se kush janë pronarë, si e kanë të regjistruar pronësinë mediat, si janë shitë, si ka ndërru historiku i pronësisë, shitjes dhe blerjes së mediave.

Ka qenë shumë e vështirë me i marrë informatat, ka qenë e pamundur me nxjerrë një informatë që sa janë të hyrat e mediave dhe prej nga financohen mediat. Këto informata nuk na kanë dhënë as mediat vetë, as ATK, as Ministria e Financave. Shpresojmë që ky standard ka me ndryshu në të ardhmen, që me u kriju besimi mes medias dhe qytetarit”- tha Xharra.

Drejtoresha ekzekutive e BIRN-it deklaroi se më pak se 30% të mediave kanë dhënë përgjigje se kush janë pronarë dhe kush i financon.“Më pak se 30% e mediave na kanë dhënë përgjigje se kush janë pronarë dhe kush i financon, një përgjigje do duhet të ishte shumë e thjeshtë, të jetë informatë që të jetë në uebsajtin e tyre.

Sfiduese ka qenë që na u ka dashtë me shku në Maqedoni e në Holandë me ndjekë pronësinë e mediave”- u shpreh ajo.Më tej Xharra tha se hulumtimi shpërfaqë edhe përfshirjen e vogël të grave në menaxhim të mediave.

“Financiarisht nuk dihet se kush i financon në media, nuk dihet sa prej këtyre parave vijnë prej politikës, sa nga shpëlarja e parave- oligarkia por e pa dokumentume. Shqetësuese është edhe përfshirja e grave në menaxhim, shumë pak gra drejtojnë në media”- ka thënë Xharra.Përveç prezantimit, në këtë ngjarje do të ketë diskutime në panel me temë “Sfidat lidhur me transparencën e sektorit të mediave në Kosovë”.

Bazuar në një metodologji gjenerike, “Monitori i Pronësisë së Medias” (MOM) është zhvilluar si një ushtrim krijimi harte në mënyrë që të krijohet një databazë e disponueshme publikisht dhe e përditësuar vazhdimisht që rendit pronarët dhe mediat më të rëndësishme në një vend.MOM-i krijon transparencë mbi kush e ka nën pronësi median, çfarë interesash të lidhura kanë pronarët, në çfarë mase ekzistojnë varësitë dhe për rrjedhojë, kush ka realisht ndikim potencial mbi opinionin publik.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 13/12/2023 13/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?