KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Radoiçiqi ka thënë se përveç Bosnjës, armë bleu edhe në Kroaci e Serbi
Politikë

Vuçiq: Radoiçiqi ka thënë se përveç Bosnjës, armë bleu edhe në Kroaci e Serbi

Kosova News
Kosova News 11:16 -07/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Armët të cilat u përdorën nga më shumë se 30 serbë në sulmin e 24 shtatorit thuhet ishin blerë në Bosnje e më pas përmes Serbisë ishin futur në Banjskë të Republikës së Kosovës. Prokuroria e Lartë në Beograd e ka ngarkuar Milan Radoiçiqin – i cili ka marrë përgjegjësinë për drejtimin e këtij grupi të armatosur rëndë – me veprat që lidhen me “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse” dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Por, tani presidenti serb ka hapur një pistë më të gjerë se prej nga ku mund të jetë blerë ai armatim. Sipas Aleksandër Vuçiqit, Radoiçiqi në prokurori ka thënë se një pjesë e armatimit është blerë edhe në Kroaci e edhe në Serbi.

Nga sulmi i grupit të serbëve të armatosur në Banjskë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Është e lehtë për ta t’i gjejnë kudo, jo vetëm në tregun e zi por gjithkund. Njerëzit gjithmonë do të jenë mbështetës, do të duan të mbrojnë sepse nga pikëpamja jonë ajo është pjesë e Serbisë. Nuk është e lejueshme por nuk është e vështirë, dhe burri (Radoiçiq) që u pyet në procedurën paragjyqësore ka thënë se ka blerë diçka në Serbi, diçka në Kroaci, diçka në Bosnjë, le ta shohim tani”, ka thënë ai në një intervistë për SkyNews.

Vuçiq e ka quajtur Radoiçiqin aleat të tij, ndërsa është përgjigjur nëse “është shaka” kur u pyet pse nuk po e ekstradon në Kosovë atë për sulmin në Banjskë.

Ai nuk e pranon se grumbullimi i ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovës ka efekt përshkallëzimi.

Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.

Gjykata e Lartë e Serbisë e ka liruar Milan Radoiçiqin një ditë pasi e arrestoi. Atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar shkuarja në Kosovë.

Kryeministri Kurti:  Radoiçiqi ishte “Prigozhini i vogël” i Vuçiqit në malet e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kosova News 07/10/2023 07/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?