KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e Nehar Sahitit – Dy të akuzuarit dënohen me nga 21 vjet burg
Siguri

Vrasja e Nehar Sahitit – Dy të akuzuarit dënohen me nga 21 vjet burg

Kosova News
Kosova News 20:36 -13/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në shqiptimin e vendimit kryetari i trupit gjykues, Alban Ajvazi, ka bërë të ditur se Agron Vllasaliu e Arlind Ahmeti janë dënuar për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje. Mbrojtja e dy të akuzuarve ka paralajmëruar ankesë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka shqiptuar dënimin me nga 21 vjet burgim dy të akuzuarve për vrasjen e 33-vjeçarit Nehar Sahiti, në afërsi të lokacionit që njihet si “Kafet e vogla”.

Në shqiptimin e vendimit kryetari i trupit gjykues, Alban Ajvazi, ka bërë të ditur se Agron Vllasaliu e Arlind Ahmeti janë dënuar për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje.
“I dënon me 20 vjet burgim si në dispozitivin e aktakuzës (v.j. për vrasje të rëndë në bashkëkryerje) dhe veprën penale armëmbajtje pa leje, gjykata dënon secilin veç e veç me një vit e gjashtë muaj burgim. Konform nenit 13, të akuzuarve u shqipton dënim unik prej 21 vjetëve burgim, secilit veç e veç, nga 21 vite burgim”, u shpreh Ajvazi.
Për të dënuarit është lënë në fuqi masa e paraburgimit, deri në kohën kur aktvendimi i së martës ta marrë formën e prerë.

Aktakuza e ngritur vitin e shkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkonte Agron Vllasaliun se në marrëveshje paraprake me Arlind Ahmetin ka vrarë me armë zjarri Nehar Sahitin, duke ua rrezikuar jetët edhe pesë të dëmtuarve të tjerë, që pësuan edhe lëndime.

Pas shqiptimit të vendimit, avokatët e të akuzuarve kanë shprehur mospajtim dhe kanë paralajmëruar ankesë brenda afateve ligjore.

“Do të ankohemi gjithsesi, me të pranuar aktgjykimin në formë të shkruar edhe atë brenda afatit ligjor. Vendimet zakonisht nuk i komentoj, pa e pranuar aktgjykimin dhe gjetjet e gjykatës. Megjithatë, për faktin se jam tash e gjashtë vjet në këtë çështje, i bindur se e vërteta edhe drejtësia janë ndryshe, më duhet të them se është vendim i padrejtë”, ka thënë Asdren Hoxha, avokat i të akuzuarit Arlind Ahmeti.
Ankesë paralajmëroi edhe mbrojtja e të akuzuarit Agron Vllasaliu.

“Ankesë do të bëjmë patjetër në të gjitha bazat ankimore e sidomos për vërtetimin e gjendjes faktike, sepse është vërtetuar se qëllimi i askujt nuk ka qenë vrasja”, deklaroi avokati Florent Latifaj.
Të akuzuarin Ahmeti Gjykata Themelore në Prishtinë e pati dënuar me 17 vjet burgim për shtytje në vrasje dhe për armëmbajtje pa leje në prillin e 2019-s. Pjesë e gjykimit në atë kohë nuk ishte i akuzuari Vllasaliu, që është ekstraduar nga Franca në Kosovë më 2021. Por, pas ankesës së mbrojtjes në Gjykatën e Apelit, rasti i tij ishte kthyer në rigjykim po atë vit.
Aktakuza e 2021-s e ngarkonte Vllasaliun se më 24 nëntor të vitit 2017, në afërsi të lokalit “Francisko”, në rrugën “Fehmi Agani”, në kryeqytet, pasi i akuzuari Ahmeti ishte përfshirë në zënkë verbale me vëllezërit e të ndjerit Sahiti, me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje, ai e ka hapur xhamin e veturës dhe prej aty ka shtënë dy herë me armë zjarri, duke e lënë atë të vdekur dhe duke i plagosur edhe pesë persona të tjerë.

Gjithashtu lexoni:

87 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2553 gjoba

Aksion i përbashkët në Gjilan dhe Viti: Kontrollohen 35 auto parkingje, evidentohen shkelje

FSK-ja merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight”

Arrestohen tre persona, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milion euro

Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Kosova News 13/12/2022 13/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?