Deklaratat e fundit të ministres serbe Snezhana Paunoviq e cila tha se do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën po të kishte qenë në vend të Milloshevicit kanë nxitur reagime të shumta.
Pas deklaratave fashiste ndaj shqiptarëve të Kosovës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i institucioneve të Kosovës. Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla e ka shpallur person non grada duke ja ndaluar ministers serbe përgjithmonë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës.
Por kush është ministrja serbe dhe çfarë pozitash mbante ajo në të kaluaren?
Kosova News ka siguruar një dokument dokument zyrtar i Agjencisë Kundër Korrupsionit të Serbisë tregon se ajo ishte sanksionuar në vitin 2018 për shkelje të Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas vendimit me numër 014-07-00-0358/18-11, të datës 6 gusht 2018, Agjencia Kundër Korrupsionit e së Serbisë konstatoi se Snežana Paunović, në atë kohë ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik “Pejë” (Apotekarska ustanova Peć), me seli në Gorazhdec të Pejës, njëkohësisht ushtronte edhe funksionin e deputetes në Parlamentin e Serbisë, pa pëlqimin paraprak të Agjencisë, në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Për këtë shkelje, Agjencia vendosi ndaj saj masën e shpalljes publike të vendimit për shkeljen e ligjit, ndërsa urdhëroi që pjesa operative dhe përmbledhja e arsyetimit të publikohen në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Serbisë. Sipas vendimit, edhe shpenzimet e publikimit janë ngarkuar mbi vetë Paunović.

Në arsyetim thuhet se procedura ishte iniciuar pas një raportimi, me dyshimin se ajo mbante njëkohësisht dy funksione publike pa miratimin e Agjencisë. Dokumenti thekson gjithashtu se Paunović nuk paraqiti deklarim lidhur me njoftimin për fillimin e procedurës, edhe pse, sipas Agjencisë, njoftimi ishte pranuar në mënyrë të rregullt.
Kjo do të thotë se, në atë periudhë, Paunović ushtronte një funksion drejtues në një institucion paralel serb në Kosovë, ndërkohë që ishte edhe deputete në Parlamentin e Serbisë. Pikërisht ky ushtrim i dy funksioneve ishte arsyeja pse Agjencia Kundër Korrupsionit e Serbisë konstatoi shkeljen e ligjit dhe i shqiptoi masën e shpalljes publike të vendimit.
Dokumenti ngre edhe çështjen e faktit se, në atë kohë, Paunović vazhdonte të drejtonte një institucion paralel në territorin e Kosovës pa u penguar nga institucionet e Kosovës.
Situata ka ndryshuar në vitet e fundit. Për dallim nga periudha kur ajo ushtronte funksion në institucionet paralele serbe në Kosovë, Snežana Paunović aktualisht është në listën e zyrtarëve serbë të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë, masë e vendosur nga institucionet e Kosovës gjatë qeverisë Kurti.
Snezhana Paunoviq është marr me politikë që prej moshëh 16 vjeç. në parinë SPS të Aleksandar Vuçiqit dhe ka qenë deputete disa here.
Ajo jo shumë vite më parë ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Kuvendin e Serbisë.
Gjithashtu ka qenë koordinatore dhe kryeshefe e “organit të përkohshëm” (komuna paralele) e Pejës, Gjakovës, Deçanit pastaj anëtare e bordit të entit/institucionit apotekar të Pejës (deri në tetor 2021) me seli në Gorazhdec,
Pastaj ishte anëtare e bordit në asamble të aksionarëve të Llotarisë Shtetërore të Serbisë e cila ka funksionuar edhe në Kosovë ku vitin e kaluar Policia e Kosovës e ka mbyllur një pikë në Leposaviq.


