Është votuar në lexim të dytë Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Projektligji ka marrë 60 vota për dhe një abstenim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Është votuar edhe Raportit vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.
Gjithashtu është votuar Raporti vjetor financiar i Zyrës Kombëtare së Auditimit për vitin 2021 me 61 vota pro. Në sallë ishin të pranishëm 66 deputetë.
Me 60 vota për është votuar edhe Kodi i Procedurës Penale me amendamentet e miratuara.


