Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për sot.
Bazuar në vendimin e MINT-it të datës 3 gusht 2026, çmimet maksimale për sot janë:
Nafta (dizeli): 1.64 euro për litër
Benzina: 1.44 euro për litër
Gasi: 0.60 euro për litër
Sipas njoftimit të ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi në orën 10:00.


