KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vjollca Kabashi flet për KosovaNews: Më detyruan t’u kërkoj bizneseve para në mënyrë që të përfitojnë nga tenderët e Komunës
Politikë

Vjollca Kabashi flet për KosovaNews: Më detyruan t’u kërkoj bizneseve para në mënyrë që të përfitojnë nga tenderët e Komunës

Kosova News
Kosova News 18:18 -01/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasi është tërhequr nga pozita e drejtoreshës se Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vjollca Kabashi ka dhënë dorëheqje edhe nga partia e saj AAK, ku kishte kontribuar për më tepër se dhjetë vite.

Lidhur me arsyetimin e dorëheqjes së saj nga partia, Kabashi i ka thënë KosovaNews-it se kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, u ka kërkuar drejtorëve dhe zyrtarëve të partisë që t’ju kërkojnë bizneseve të holla në mënyrë që të përfitojnë nga tenderët e Komunës.

“Unë nuk i kam lejuar manipulimet. Në çdo takim të partisë, kryetari i tanishëm Besnik Krasniqi ka kërkuar nga ne që t’u kërkojmë bizneseve buxhet për partinë në mënyrë që ata të përfitojnë nga tenderët e drejtorive që i udhëheqim ne. Unë asnjëherë nuk kam pranuar një gjë të tillë”, ka thënë Kabashi për KosovaNews.

Lexo po ashtu:

Dorëhiqet drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Prizren: Totaj më kërcënoi, më detyroj të nënshkruaj pagesë të kundërligjshme

Duke rrëfyer për kërcënimet të cilët Kabashi thotë se iu janë bërë nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ajo është shprehur se nën presione të shumta, është detyruar të nënshkruaj një dokument të falsifikuar për bartje të buxhetit.

“Fillimisht më ka ardhë një zyrtar i Komunës me disa dokumente të falsifikuara të cilin e kam kthyer mbrapa. Më pas tërë ditën kam pasur thirrje të shumta telefonike nga drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj. Të nesërmën më thirri në takim urgjent shefi i kabinetit të Totajt, Nehat Elshani. Shkova në zyre ku kryetari Totaj, m’i zgjati dokumentet e falsifikuara dhe nuk më lejoj as t’i rishikojë por më urdhëroi që t’i nënshkruaj, gjë që e bëra nën presion”

Lexo po ashtu:

I kërcënohet drejtoresha në vend të punës, shefi i grupit të AAK-së në Prizren e heshtë rastin –  thotë se as nuk është në dijeni

Lidhur me këtë nënshkrim. Kabashi ka thënë se është shfajësuar nga Policia e Kosovës, pasiqë ajo e kishte denoncuar rastin në departamentin e Krimeve Ekonomike.

“Pas nënshkrimit, të nesërmën e paraqita rastin në Policinë e Kosovës, ku tanimë kanë filluar hetimet dhe më kanë thënë se me këtë denoncim jam shfajësuar nga rast”, u shpreh Kabashi për KosovaNews.

Lexo po ashtu:

Totaj shfajson veten, thotë se Kabashi kishte zero performancë, mirë që u largua

Gjithashtu lexoni:

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Ndërpritet sërish seanca e kuvendit, vazhdon të premten në orën 11:00

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

TAGGED: AAK, Besnik Krasniqi, Komuna e Prizrenit, PDK, Vjollca Kabashi
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?