KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VIDEO EKSKLUZIVE: Momenti i aksidentit të shumëpërfolur të ministres Rozeta Hajdari. A ishte përplasur fëmija në veturë apo vetura e kishte shkelur fëmijën?!
Siguri

VIDEO EKSKLUZIVE: Momenti i aksidentit të shumëpërfolur të ministres Rozeta Hajdari. A ishte përplasur fëmija në veturë apo vetura e kishte shkelur fëmijën?!

Kosova News
Kosova News 13:20 -07/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 10 prill të vitit të kaluar një aksident kishte ndodhur në lagjen Arbëria në Prishtinë ku ishte aksidentuar një fëmijë, në këtë aksident ishte e përfshirë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari.

Mediat në atë kohë raportuan në mënyrë tendencioze doke bërë konstatime se kinse znj. Hajdari e kishte shkelur një fëmijë me makinë madje duke thënë se kishte ikur edhe nga vendi i ngjarjes.

Pjesë e kësaj fushate propaganduese ishin edhe partitë opozitare duke e akuzuar ministren Hajdari me lloj-lloj akuzash duke thënë se pushteti po ndërhyn në polici e drejtësi duke i manipuluar provat e rastit etj. Edhe pse kushdo nga ata që e akuzonin znj. Hajdari e kishin mundësinë t’i shihnin videot dhe materialet e deponuara në gjykatë.

Për këtë rast  kishte reaguar znj.Hajdari duke thënë se “përderisa ishte duke kaluar me makinë pranë “Meridian Market” , papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas në veturën time”.
I gjithë debati në opinion publik ishte se a ishte përplasur fëmija në veturën e znj.Hajdari apo vetura e znj.Hajdari e kishte shkelur  fëmijën?

KosovaNews ka siguruar videon e aksidentit të asaj kohe dhe në këtë video shihet qartë që fëmija ishte përplasur në pjesën tek pasqyra anësore e  veturës së znj.Hajdari përderisa vetura e tipi “Ford Fiesta”  ishte në lëvizje. Fatmirësisht ky aksident ishte i lehtë dhe fëmija kishte pësuar lëndime të lehta dhe pas ekzaminimit mjekësor ishte lëshuar për në shtëpi.

Procedura për kundërvajtje ndaj ministres Hajdari ishte bërë nga stacioni policor më saktësisht nga njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe rasti është duke u trajtuar në gjykatën për kundërvajtje.

Gjykata mori vendim që të caktohet një grup ekspertësh që të dalin me një super ekspertizë pasi që ekspertiza e nxjerrë si provë nga ana e gjykatës dhe ekspertiza e paraqitur nga përfaqësuesi i të pandehurës nuk ishin të përafërta.

Pas këtij konstatimi nga ana e gjykatës u vendos që të bëhet një super ekspertizë nga ekspertë të tjerë  nga Fakultetit Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Kosovanews ka siguruar edhe superekspertizen e nxjerrë me 5 shtator të këtij viti nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Sipas kësaj ekspertize në momentin e përplasjes, ministrja Hajdari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 31 kilometra në orë nga 50 km /h sa ishte shpejtësia e lejuar.
Ekspertiza ka konstatuar se ne këto rrethana nuk ka pasur mundësi teknike për evitimin e përplasjes së këmbësores.
Në konkluzionet përfundimtare të kësaj ekspertize të bërë nga grupi i ekspertëve thuhet se:

1.Këmbësorja e ka marrë veprimin e kalimit të rrugës me hapa të nxituar në mënyrë të papritur.

2.Këmbësorja ka marrë veprimin e kalimit të rrugës para automjetit të parkuar (i cili ka zvogëluar fushën e dukshmërisë për drejtuesen e automjetit) pa u siguruar mjaftueshëm se janë plotësuar kushtet e sigurisë për kalimin e rrugës.

3. Drejtuesja e Automjetit “Ford Fiesta” nuk ka treguar kujdesin e duhur gjatë lëvizjes në kushte të qarkullimit në zona urbane ku kërkesat për lëvizje të këmbësorëve dhe lëvizjet të pamotorrizuara janë më të mëdha, duke reaguar me vonesë në ndërmarrjen e veprimit të frenimit të vrullshëm me qëllim të evitimit të aksidentit.

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

Kosova News 08/10/2023 07/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?