Një makinë plotësisht elektrike që mund ta vozitni në rrugë dhe të fluturoni për të kapërcyer trafikun mund të tingëlloj si diçka nga një film fantastiko-shkencor, por Alef Aeronautics po e bën atë realitet.
Kompania bëri të ditur të martën se vetura e saj fluturuese, “Model A”, u bë e para e këtij lloji që mori miratimin ligjor për të fluturuar nga qeveria amerikane.
Sipas, Alef, vetura fluturese Model A, ka një rreze drejtimi prej 321 kilometrave dhe një rreze fluturimi prej 177 kilometra.
Pari parashitjet filluan tetorin e kaluar për 300 mijë dollarë (me një shumë rezervimi prej 150 dollarë, ose 1,500 për rezervim prioritar), Alef thotë se kishte mbledhur mbi 440 rezervime deri në fund të vitit.


