KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin
Botë

JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

Kosova News
Kosova News 18:46 -18/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka reaguar ndaj raportimeve se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është i zemëruar me qëndrimet e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se një gjë e tillë nuk përputhet me bisedat që ai ka zhvilluar me liderin izraelit.

“E pashë raportin e Axios që thotë se Netanyahu është i zemëruar. Ky nuk është reflektim i bisedave që kam pasur me të. Ndoshta ai po i thotë diçka dikujt tjetër që nuk ma ka thënë mua”, deklaroi ai.

JD Vance mbrojti fuqimisht mbështetjen e administratës amerikane ndaj Izraelit, duke thënë se Trump është “i vetmi lider shtetëror në botë që në këtë moment është i gatshëm të mbështesë kombin e Izraelit”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se qeveria izraelite duhet të tregojë kujdes në marrëdhëniet me Uashingtonin.

“Nëse do të isha në kabinetin e qeverisë izraelite, mund të mos do të sulmoja të vetmin aleat të fuqishëm që kam mbetur në të gjithë botën”, tha 41-vjeçari.

Sipas tij, pjesa më e madhe e mbështetjes ushtarake mbrojtëse për Izraelin gjatë muajve të fundit ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë tre muajve të fundit, dy të tretat e armëve mbrojtëse që kanë mbrojtur Izraelin janë ndërtuar nga duart amerikane dhe janë paguar nga taksapaguesit amerikanë”, u shpreh Vance.

Në fund, ai tha se Izraeli duhet të kuptojë se sfida kryesore e vendit nuk është presidenti amerikan.

“Problemi për Izraelin nuk është Donald Trump. Kushdo në Izrael që mendon se problemi më i madh i tyre është Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të zgjohet dhe të shohë realitetin e situatës në të cilën ndodhet vendi”, përfundoi Vance.

Ndryshe, Trump dhe Netanyahu kohët e fundit kanë pasur mosmarrëveshje rreth luftës në Iran.

Gjithashtu lexoni:

Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë

Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur

Kosova News 18/06/2026 18/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
overcast clouds
27° _ 25°
44%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
28 °C
Sat
30 °C
Sun
29 °C
Mon
31 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Parlamenti Evropian kërkon moratorium për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura
19:48 -18/06/2026
KQZ-ja: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime në QNR
18:54 -18/06/2026
Fenerbahçe konfirmon rikthimin e Vedat Muriqit
18:43 -18/06/2026
DASH: SHBA-ja është gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin amerikan
18:19 -18/06/2026
Ambasadori i Gjermanisë viziton Shtimen, Aliu: Partneriteti me Gjermaninë po shtrihet edhe në nivel lokal
17:30 -18/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?