Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një qytetar dhe më pas tre zyrtarë policorë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 18 qershor 2026 rreth orës 21:00 në rrugën “Lah Nimani”. I dyshuari, në gjendje të dehur, fillimisht ka goditur një qytetar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Gjatë arrestimit në vendin e ngjarjes, ai ka sulmuar një zyrtar policor, ndërsa sulmet kanë vazhduar edhe brenda stacionit policor dhe në spital, ku dyshohet se ka sulmuar edhe dy policë të tjerë. Po ashtu, ai i ka kanosur verbalisht me vrasje zyrtarët policorë.
Policia njofton se i dyshuari ka dëmtuar edhe motoçikletën e viktimës si dhe një veturë tjetër.
Si pasojë e incidenteve, tretman mjekësor kanë pranuar viktima dhe tre zyrtarë policorë. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje


