Për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik, një 45-vjeçar është sulmuar me thikë nga një i dyshuar.
Ndërkohë, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detajet më të fundit lidhur me këtë ngjarje.
Ajo tha se në polici është vetëdorëzuar i dyshuari për këtë rast dhe se i njëjti është duke u intervistuar nga policia.
“Policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash është vetëdorëzuar në polici” tha Ahmeti.