Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave edhe në komunën e Gjilanit.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizje Vetëvendosje ka dalë fituese në këtë komunë duke marrë
54,18%. E pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 22,04%.
PDK renditet e treta me 14,91%, ndërsa Aleanca ka marrë 3,22%.


