Një vajzë është dërguar të hënën pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se prindërit e viktimës kanë treguar se ajo kishte probleme me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë ata kishin ardhur për vizitë nga Norvegjia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/ Spitali Rajonal, Pejë 04.07.2022 – 19:06. Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.


