Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Fushë Kosovës, në rrugën 28 Nëntori, një mashkull kosovar dyshohet se humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
“Rr. 28 Nëntori, Fushë-Kosovë 18.10.2023 – 11:32. Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


