KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ushqimet që duhet t’i konsumoni gjatë vjeshtës
Shëndetësi

Ushqimet që duhet t’i konsumoni gjatë vjeshtës

Kosova News
Kosova News 23:37 -22/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërkohë që stinët po ndryshojnë, vjeshta sjell produktet e saj të shijshme.

Këto produkte të shëndetshme dhe të preferuara për shumë nga ju, gjenden lehtësisht nëpër ushqimore dhe janë plot me lëndë ushqyese.

Kungulli

Të gjitha varietetet e kungullit janë të pasura me vitaminë A, B dhe C dhe përmbajnë acide yndyrore anti-inflamatore omega-3.

Kungulli është i pasur me kalium dhe siguron më shumë se 20 për qind të vlerës ditore të fibrave.
Kërpudhat

Kërpudhat janë të pasura me vitamina D dhe B, ato mund të shtohen në shumë ushqime që nga sallatat e deri tek sandviçët, sepse shija e tyre ngjason me të mishit.

Kërpudhat gjithashtu përmirësojnë metabolizmin, sepse janë të pasura me selen, një antioksidant që riparon dëmtimin e qelizave dhe ndihmon tiroiden.

Lulelakra

Perimet e kryqëzuara si lulelakra, kanë treguar se mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të llojeve të ndryshme të kancerit, veçanërisht të kancerit të prostatës.

Të pasura me fibra, këto perime gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, duke ju bërë të humbisni peshë më lehtë.

Mollët

Ato janë të pasura me fibra, të cilat ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe vitaminë C, një antioksidant i rëndësishëm për mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve dhe shërimin e plagëve.

Gjithashtu mollët janë një nga frutat më të mira për eliminimin e yndyrës së tepërt në trup!

Shumë nga lëndët ushqyese të një mollë gjenden në lëkurën e saj, kështu që lajini mirë dhe shijojini bashkë me lëkurë.

Rrepkat

Këto perime shpesh janë të nënvlerësuara, por ato janë të plot me lëndë ushqyese duke përfshirë vitaminën K, kalciumin dhe kaliumin.

Dardhët

Dardhët janë aq të ëmbla sa duket e pamundur që ato përmbajnë rreth 100 kalori secila, por është e vërtetë!

Ky frutë vjeshte është një burim i mirë i vitaminës C dhe një kokërr me madhësi mesatare përmban rreth 6 gram fibra.

Dardhat ndihmojnë në frenimin e urisë falë pektinës, një fibër e cila ngadalëson tretjen.

Gjithashtu ajo mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit në gjak dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të zorrës së trashë.

Këshilla më e mirë është që të konsumoni gjithmonë frutat dhe perimet e stinës.

Gjatë stinës së vjeshtës ata këshillojnë të shmangni konsumin e ushqimeve të tilla si: domatet, luleshtrydhet, kastravecët, misri, shalqiu të cilat nuk rriten natyralisht në vjeshtë./AgroWeb.org

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 22/10/2024 22/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?