KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Universiteti i Prishtinës nderon Sir Michael Wood me titullin “Doctor Honoris Causa”
Arsim

Universiteti i Prishtinës nderon Sir Michael Wood me titullin “Doctor Honoris Causa”

Kosova News
Kosova News 18:45 -16/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Michael Wood, për rolin e tij në avancimin e paqes dhe drejtësisë përmes të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

Ministrja Arbërie Nagavci në fjalën e saj përshëndetëse tha se, sot nderojmë me titullin Doctor Honoris Causa një personalitet me vlera të veçanta për historinë dhe popullin e Kosovës, një personazh që ka luajtur rolin kryesor në një ngjarje që simbolizon triumfin historik të drejtësisë –Sir Michael Wood.

Nagavci theksoi se, nuk është e lehtë të përmblidhet në një fjalim të vetëm kontributi i mysafirit tonë të nderit në historinë moderne të Kosovës, pasi ai është një personalitet ndërkombëtar i kalibrit të lartë, me shumë dekada përvojë në fushën e drejtësisë si në vendin e tij amtar, ashtu edhe në Evropë dhe në botë.

Ndër të tjera, Ministrja foli edhe për kontributin e madh të Sir Michael Wood, jo vetëm për Kosovën, por edhe më tej në rajon, me përfshirjen e tij në proceset e Dejtonit dhe Rambujesë, duke shtuar se, ai vazhdimisht ka marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të vënë në vend drejtësinë dhe të drejtat e popujve për vetëvendosje.

Nagavci gjithashtu tha se, për popullin e Kosovës, Wood zë një vend të veçantë si udhëheqës i ekipit ligjor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që rezultoi me Opinionin historik të kësaj Gjykate për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Nuk është rastësi që Michael Wood mban titullin ‘Sir’. Prej tani e tutje, ai do të mbajë edhe një titulli të ri nga Universiteti i Prishtinës. Populli i Kosovës di të jetë falënderues, dhe këtë e bën me zemër. Një gjë të tillë sot e shprehim publikisht dhe botërisht, duke i dhënë titullin Doctor Honoris Causa njeriut që aq shumë e mbështeti Kosovën në kauzën e saj të drejtë të pavarësisë”, tha në fund ministrja Nagavci.

Gjithashtu lexoni:

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

Kosova News 16/02/2023 16/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?