KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Universiteti i Gjilanit ndan çmimin “Doctor Honoris Causa” për anëtarin e Parlamentit Evropian
Arsim

Universiteti i Gjilanit ndan çmimin “Doctor Honoris Causa” për anëtarin e Parlamentit Evropian

Kosova News
Kosova News 22:55 -27/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nderuar anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl me çmimin “Doctor Honoris Causa”. Ky titull nderi i është ndarë, ndër të tjera,  për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe më gjerë, si dhe për kontribut në proceset shtetformuese të Kosovës dhe për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Me këtë rast, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna theksoi se Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës qëndrojnë të përkushtuara në zhvillimin e një shoqërie të aftë për t’i bërë ballë sfidave që i qëndrojnë përpara dhe është e motivuar që të punojë për të mirën dhe për të drejtën.

“Angazhimi për të drejtën, është edhe shembëlltyra e veprimtarisë së pakusht të z. Mandl për promovimin e Republikës së Kosovës. Avokimi i z. Mandl për rrugëtimin tonë evropian, forcimin e pozitës së Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht, e në veçanti angazhimi i tij si raportues në Parlamentin Evropian, si dhe kontributi në thellimin e marrëdhënieve mes Austrisë dhe Kosovës, janë disa nga shtyllat bazë për të cilat Kosova, si vend dhe si popull, i është mirënjohëse z. Mandl”, tha ajo.

Zv.ministrja Maloku Bërdyna vlerësoi se rol-modele si z.Mandl na duhen neve dhe i duhen të drejtës, si dhe të gjithë atyre që  bartin në vete vlerat e vërteta evropiane. Ajo uroi që ky titull si simbol i respektit e mirënjohjes së thellë, i ndarë nga Universiteti “Kadri Zeka”, të shërbejë si udhërrëfyes për angazhimin e z. Mandl edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 27/01/2023 27/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?