Policia e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen e një foshnjeje në Prishtinë, ku sipas njoftimit, nëna e ka lindur në banesën e saj e më pas është dërguar në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit, foshnja është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë më 16 tetor të këtij viti rreth orës 06:15, ndërsa ajo ka lindur një ditë më parë.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, e rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.
Për rastin ka dëshmuar vëllai i gruas që ka lindur.
“QKUK. Prishtinë 16.10.2023 – 01:15 Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.