KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home »  “Trepça” gjobitet me 1 mijë euro nga Inspektorati i Punës
Lajme

 “Trepça” gjobitet me 1 mijë euro nga Inspektorati i Punës

Kosova News
Kosova News 20:04 -06/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati i Punës e ka gjobitur me 1 mijë euro subjektin juridik “Trepça” SH.A në Mitrovicë, lidhur me mospagesën e praktikantëve të certifikuar, moslidhjen e kontratave të punës me praktikantë dhe mos-sigurimin e mjeteve mbrojtëse.

Në vendimin e Inspektoratit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet ankesa e palës në procedurë Arsim Musa kundër subjektit juridik “Trepça” lidhur me mospagesën e pagave prej 100 euro për 60 praktikantë të certifikuar në dhjetor të 2022-ës dhe mospagesës së 30 të tjerëve me nga 200 euro, e të cilët ishin certifikuar në janar 2023, është e bazuar.

Përveç këtyre, thuhet se pala ankuese ka theksuar se më 16 janar 2023 kanë filluar punën 120 praktikantë të tjerë, të cilëve “Trepça” nuk iu ka siguruar pajisje mbrojtëse, si dhe pagesën mujore prej 100 euro nuk e ka kryer.

Sipas vendimit, subjekti në fjalë ka kryer tri shkelje; nuk ka lidhur kontratë të punës me praktikantë sipas ligjit, për çka është dënuar 300 euro, ka shkelur dispozita të Ligjit të Punës pasi nuk ka kryer pagesën e praktikantëve, duke u dënuar më 200 euro, si dhe ka cenuar dispozitat e Ligjit për Siguri dhe Shëndetin në Punë, në momentin kur nuk u ka siguruar mjetet mbrojtëse dhe për ketë është dënuar 500 euro.

“Në bazë të nenit 5.5 (b) te Ligjit nr. 2002/9 dhe nr, 03/1-017 për Inspektoratin e Punës në Kosovë, punëdhënësit në fjalë iu është bëre vërejtje dhe është obliguar t’i eliminoj parregullsitë e konstatuara me raport zyrtar dhe dokumentacionin e kërkuar të sjellë në zyret e Inspektoratit të punës në afat prej 3 ditësh nga data e dorëzimit të raportit zyrtar”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Sipas vendimit, thuhet se punëdhënësi, në ketë rast “Trepça”, edhe pas vërejtjeve dhe obligimit të dhënë me raport zyrtar, ka prezantuar përmes postës listën e pagave vetëm për muajin shkurt dhe muajin mars, por nuk ka prezantuar dëshmi për muajin prill, nuk ka prezantuar dëshmi të kontratave dhe as nuk ka prezantuar dëshmi listën e pajisjeve personale mbrojtëse.Kjo gjobë, duhet të paguhet brenda 8 ditëve pas pranimit të vendimit, ndërsa pala e pakënaqur mund të bëjë ankesë në afat po ashtu prej 8 ditësh në shkallën e dytë të Inspektoratit.

“Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë një koment edhe nga u.d. i kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani, por i njëjti deri në publikimin e këtij lajmi nuk është përgjigjur.Ndryshe, më 3 nëntor 2023, minatorët e kësaj ndërmarrjeje kanë ndërprerë grevën 10 ditore, pasi kishin arritur marrëveshje mbi kushtet e kërkuara.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 06/11/2023 06/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?