Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se drejtoresha e dorëhequr në Prizren, Vjollca Kabashi, që ka udhëhequr Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kishte zero performancë dhe se është tërhequr vet, raporton KosovaNews.
Ai ka thënë se drejtoresha ka pasur një deficit të madh në punë.
Totaj ka theksuar se në fund vit do të ketë një matje të performancës dhe varësisht nga vlerësimi do të vazhdohet tutje me vendime.
Lexo po ashtu:
“Natyrisht se performancës duhet t’i dhënë një afat për ta parë potencialin mirëpo drejtoresha ka pasur një deficit serioz dhe siç po shihet vet ka vendos me u tërhek përndryshe në vitin e ri, pra në fund të vitit do ta matim performancën e të gjithë drejtorëve dhe varësisht nga rezultatet do të shikojmë se çfarë veprime do të ndërmarrim”, ka thënë Totaj.
Lexo po ashtu:
Totaj ka thënë se vlerësimi i performancës do të jetë kriteri kryesor i ndryshimeve eventuale që mund të ndodhin.
“Vlerësimi i performancës së stafit për fazën e parë të qeverisjes do të jetë faktori dhe kriteri relevant që do të kushtëzojë ndryshimet eventuale që mund të ndodhin në qeverisje”, ka thënë Totaj.