KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tim Judah: Banorët serbë në veri më thanë se 600 burra ishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi
Lajme

Tim Judah: Banorët serbë në veri më thanë se 600 burra ishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi

Kosova News
Kosova News 12:41 -03/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazetari dhe analisti i politikave në Ballkanin Perëndimor, Tim Judah, ka bërë së fundi një shkrim në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë duke zbuluar edhe disa detaje interesante.

Këtë shkrim ai e ka titulluar “A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës?”

Por, në një pjesë mjaft interesante të shkrimit Judah tregon se çka i thanë disa banorë nga veriu i Kosovës.

“Me zëra pëshpëritës, banorët më thanë që, vitin e kaluar, 600 burra i kishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi. Por, s’ka asnjë mënyrë për ta ditur përveç nëse nisni të bëni pyetje të cilat s’do t’iu pëlqenin atyre, ta zëmë se çka është e vërtetë e çka është dezinformatë e shpërndarë nga BIA, shërbimi inteligjent i Serbisë, që besohet të ketë kontroll të madh këndej pari…” – shkruan Tim Judah.

Ai shton se njerëzit në veri të Mitrovicës thjesht duan “jetë normale” por vë pikëpyetje nëse kjo është e mundshme.

Judah citon Marko Jakshiqin që i tha këto fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti po e bën të njëjtën gjë si Millosheviqi gjatë viteve nëntëdhjetë, vetëm se kemi ndërruar anët.”

Judah që udhëheq me rrjetin BIRN, përmend edhe një çështje tjetër që mund të çojë drejt vështirësimit të arritjes së marrëveshjes.

“Mes gjithë këtyre zgjidhjeve teknike, një pjesë e problemit – në fakt, pjesë shumë e madhe e problemit – është edhe perosnale. Pak vite më parë, e intervistova Hashim Thaçin, që kishte qenë lideri i UÇK-së, kur Vuçiqi kishte qenë ministër në qeverinë e Millosheviqit. Kur intervista u krye, ai më pyeti: “A do ta shohësh Aleksandrin?” Në fillim, mbeta pa ditur asgjë – më pas e kuptova se po fliste për Vuçiqin. Nuk ka më sjellje të tilla këtyre ditëve. Vuçiqi dhe Kurti e përçmojnë njëri tjetrin. Kur Vuçiqi ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në burgun serb; më 1 dhjetor, Vuçiqi publikisht e quajti Kurtin “llum terrorist”. Mungesa e çfarë raporti personal e bën gjetjen e një zgjidhjeje edhe më të vështirë.”

“Me tone të heshtura, banorët më thonë se vitin e fundit janë dërguar 600 burra për stërvitje ushtarake në Serbi. Por nuk ka asnjë mënyrë për të ditur, nëse nuk filloni t’u bëni pyetje njerëzve që vërtet nuk do t’i vlerësonin, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është një dezinformatë e përhapur nga BIA, shërbimi inteligjent i Serbisë, i cili besohet gjerësisht se mban dorën e kamxhikut këtu. Ndërkohë, vendasit ishin në radhë në pikat e parave të gatshme. Me barrikadat që kishin mbyllur dy pikat kufitare në veri, ata ishin të shqetësuar se bankat do të mbesin pa para”.

Tim Judah është korrespondent i The Economist për Ballkanin. Ai është autor i disa librave për Kosovën dhe rajonin.

Gjithashtu lexoni:

Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi

Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është

Kurti viziton lagjen e Kroit të Vitakut në Mitrovicën e Veriut

Kosova News 03/01/2023 03/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?