KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
Sport

Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani

KosovaNewss
KosovaNewss 21:32 -09/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të ‘Dardanëve’ të cilët po qarkullonin topin me kujdes në kërkim të një rasti për të shënuar. 

Sidoqoftë, mysafirët në daljen e vetme të rrezikshme ia dolën të kalojnë në epërsi. 

Po luhej minuta e 12-të kur Komoret ia dolën që të realizojnë për rezultatin 1-0 përmes Said Bakarit që realizoi me kokë.

I shpejtë ishte reagimi i Kosovës, të cilët arritën ta barazojnë rezultatin vetëm shtatë minuta më vonë. 

Autor i golit ishte Albion Rrahmani i cili realizoi një gol të bukur për 1-1 në minutën e 19-të.

Ishte pikërisht Rrahmani ai i cili realizoi në minutën e 59-të për t’i dhënë epërsinë e parë Kosovës në këtë sfidë për 2-1.

Sulmuesi kosovar u kujdes që t’i vë qershinë mbi tortë kësaj paraqitje fantastike kur në minutën e 78-të shënoi për 3-1 duke kompletuar het-trikun.

Vetëm pak minuta më vonë mysafirët ia dolën të gjejnë golin e dytë përmes Rafiki Said që realizoi në minutën e 85-të për 3-2.

Për ta mbyllur dilemën e fituesit u përkujdes Fisnik Asllani i cili në minutën e 91-të realizoi për epilogun përfundimtar 4-2.

Kështu, Kosova mori fitoren e dytë radhazi këtë muaj, pas asaj ndaj Armenisë me rezultat 5-2.

Gjithashtu lexoni:

Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin

Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick

Detaje nga dështimi i transferimit të Mirlind Dakut te Zenit St. Petersburg – prapaskenat dhe ndikimi i Gazpromit

Rrëfim i Regont Muratit për përballjen me yjet e Bayernit dhe eksperiencën në Kupën e Botës për Klube

Man City e nis me fitore Kupën e Botës për klube, mposht me golat e pjesës së parë Wydadin

KosovaNewss 09/06/2025 09/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?