Lumenj e liqene të tharë shihen në pjesë të ndryshme të Kosovës. Si pasojë e rënies së nivelit të ujit, mbi sipërfaqe kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara.
Madje, në Liqenin e Fierzës, që gjendet në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, hapësira që dikur ishte e mbuluar me ujë, tani po përdoret për të kullotur bagëtitë.
I gjithë kontinenti evropian, por edhe pjesë të tjera të botës po përballen me thatësirë të rëndë si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut, por edhe valëve të të nxehtit. Komisioni Evropian tha më herët gjatë gushtit, se kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët fundit.
Më poshtë keni fotografi të publikuara nga Radio Evropa e Lirë (REL), e të cilat tregojnë thatësinë e madhe që po mbretëron në Kosovë.
1Një varkë shihet në Liqenin e tharë të Fierzës. Ky liqe artificial, që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë dhe ka kapacitet që të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë si pasojë e mungesës reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta. 2Në Liqenin e Fierzës, në pjesën e Kosovës, hapësira që dikur ishte e mbushur me ujë tani është shndërruar në kullotë për bagëtitë.3Një varkë në brigjet e Liqenit të Batllavës. Edhe në këtë liqe, uji i të cilit përdoret për pije në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, vërehet rënie e nivelit të ujit. 4Thatësira ka goditur edhe Liqenin e Përlepnicës, nga i cili furnizohet me ujë Komuna e Gjilanit. 5Lumi që kalon përmes Komunës së Kamenicës, është tharë krejtësisht. 6Në Liqenin e Fierzës shihet vendi ku më herët kalonte një rrjedhë e ujit. 7Për shkak të rënies së nivelit të ujit, Liqeni i Fierzës po përdoret nga banorët për të kaluar me makina. 8Katër varka në Liqenin e Batllavës, në Komunën e Podujevës. 9Ky është guri i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës, por tani thatësira e madhe e ka nxjerr atë mbi sipërfaqen e tokës. 10Thatësira në Liqenin e Badocit ka bërë që qytetarët të krijojnë rrugë të reja mbi shtratin e liqenit. 11Peshkatari Zabit Zhjeqi, tha se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës ka rënë për pesë metra. 12Pavarësisht rënies së nivelit të ujit, në Batllavë peshkatarët po vazhdojnë peshkimin. 13Në Lumin e Shtrembër të Kamenicës, që kalon përmes qytetit, ka rënë niveli i ujit. 14Ky është objekti i Doganës së vjetër, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës. 15Disa varka shihen në rrjedhën e Lumit Llap, ku vërehet rënie e nivelit të ujit. 16Thatësira në Liqenin e Fierzës, liqe artificial i krijuar për të furnizuar Shqipërinë me ujë të pijes. 17Një rrjedhë e ujit që përfundon në Liqenin e Badocit. 18Kjo është një kërcimore e ndërtuar në Përlepnicë, liqenin që është prekur nga thatësira. 19Thatësira në Liqenin e Badocit ka nxjerr në sipërfaqe edhe trungje të druve. 20Një qytetar duke peshkuar në Liqenin e Badocit. 21Një qytetar duke u relaksuar pranë bregut të Lumit të Shtrembër në Kamenicë. 22Degë e Lumit Llap, e cila sipas banorëve, qe gjashtë muaj është tharë. 23Objekti i Doganës së vjetër shihet në Liqenin e Fierzës. Sipas një raporti të Komisionit Evropian, kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët e fundit.