Ndërmarrja Publike “Termokos” iu ka bashkuar fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, që do të zhvillohen nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor.
Kjo ndërmarrje sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, ku prezentë kanë qenë kryeshefi ekzekutiv, Fisnik Osmani dhe ministrja Albulena Haxhiu.
“Tashmë, ndërmarrja ka shpërndarë tek gjithë konsumatorët faturat e para, që përmbajnë mesazhet kundër dhunës, ndërsa në hapje të fushatës do të ndriçojë sërish oxhakun e ndërmarrjes me ngjyrë të portokalltë.
Ndërkaq, ditëve të ardhshme do të organizohen aktivitete tjera, në funksion të angazhimeve kundër dhunës”, thuhet në njoftimin e institucionit.