KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tërmeti në Turqi dhe Siri, deri tani shkon në mbi 1500 numri i viktimave
Botë

Tërmeti në Turqi dhe Siri, deri tani shkon në mbi 1500 numri i viktimave

Kosova News
Kosova News 14:44 -06/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 1500 viktima, mijëra të plagosur e lagje të tëra të shkatërruara. Është ky bilanci ende fillestar i  tërmeti i dhunshëm me magnitudë 7,8 i regjistruar në orën 4:17 të mëngjesit, në jug të Turqisë jo shumë larg kufirit me Sirinë.

Siç raportohet epiqendra ishte në thellësinë e 25 km në rajonin e  Gaziantep dhe u ndoq nga një tjetër lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter. Numri i viktimave rritet nga ora në orë; por sipas përditësimit të fundit në Turqi, janë të paktën 912 viktima të konfirmuara, dhe rreth 5400 të plagosur. Ndërsa në Siri, numërohen të paktën 400 viktima e mbi 500 të plagosur.

Mijëra vetë besohet të kanë mbetur nën rrënoja dhe sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë të vdekurit mund të arrijnë deri në 10 mijë. Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë më kohën për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja ndërsa qindra godina janë shembur në të dyja vendet.

Ministri i Brendshëm në Turqi tha se 10 qytete ishin prekur: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Diyarbakir dhe Kilis. Ndërsa në Siri, dëmet dhe viktimat janë shënuar në Alepo, Hama dhe Laodicea.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme, pas atij që disa e kanë cilësuar si tërmetin  më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë, dheu kërkoi qytetarëve të mos i përdorin telefonat celularë për të lejuar koordinimin e ekipeve të shpëtimit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare dhe u tha qytetarëve të prekur se do ta kalojnë se bashku këtë katastrofë.

Tërmeti i fuqishëm u ndje nga miliona njerëz rreth Turqisë, Libanit, Qipros dhe Izraelit. Autoritetet italiane paralajmëruan për cunami të mundshëm në jug të vendit, por alarmi u shfuqizua pak më orën më vonë. Turqia gjendet në një prej zonave me aktivitetin më të lartë sizmologjik në botë. Në vitin 1999 mbi 17 mijë vetë u vranë pasi një tërmet i fuqishëm shkundi zonën veri-perëndimore të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Rekord i ri në bujqësi – Mbi 56 milionë euro vlerë gruri në Kosovë këtë vit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

Turqia prezanton robotin inteligjent për zbulimin e minave

Kosova News 06/02/2023 06/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë
10:12 -08/07/2025
Aksident në Qafën e Duhlës, humb jetën një person
09:32 -08/07/2025
Rekord i ri në bujqësi – Mbi 56 milionë euro vlerë gruri në Kosovë këtë vit
09:27 -08/07/2025
Paralajmërimet për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim
09:10 -08/07/2025
Ndalohen të dyshuarit për posedim të paautorizuar të armëve
08:51 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?